Shëndetësi
Puna para ekranit: Si t’ia bëni për t’i ruajtur sytë
Kalimi me orë të tëra çdo ditë para ekranit kompjuterik mund të ndryshojë filmin lotsjellës që mbron sytë tonë. Në vijim disa këshilla praktike.
Ne e dimë se ekranet elektronike mund të shqetësojnë gjumin tonë. Por, gjithashtu mund të ndikojnë edhe gjatë ditës? Hulumtuesit japonezë kanë studiuar ndikimin e punës së kompjuterit në sy. Ata kanë botuar rezultatet e tyre në qershor në revistën Jama Ophtalmology. Kryesuar nga Drs Yuichi Uchino dhe Kazuo Tsubota (Universiteti Keio), studimi është kryer nga specialistët që punojnë në institucione oftalmologjike të ndryshme japoneze në Tokio dhe Kioto. Ata janë interesuar në “sindromin e syve të thatë” (ose “sindroma e thatë”).
Është një problem i shpeshtë që shkakton paaftësi, por jo shumë të rënda. Sytë e thatë kanë shumë simptoma: acarim / skuqje, lotim, djegie dhe trupa të huaja (p.sh. kokërr e rërës), ndjeshmërinë e tepërt në dritë, kruarje, lodhje të syve etj. Dhe tharja e syve ndodh për shkaqe të plakjes, pirjes së duhanit, ekspozimit të diellit, thatësisë së ajrit, marrja e medikamenteve të përcaktuara, sëmundjeve autoimune, bartja e lenteve për sy, etj.
Syri i thatë është i lidhur shpesh edhe me avullime të tepruara të lotëve, edhe pse prodhohet në sasi të mjaftueshme nga sytë tanë. Ky “stëravullim” i lotëve mund të jetë pasojë e një ndryshimi të shtresës lipidike të filmit të lotëve. Por, ky ndryshim mund të jetë rezultat i punës para ekranit?
Sasia e lotëve
Hulumtuesit japonezë kanë anketuar 96 vullnetarë, të gjithë punëtorë në zyrë (60 meshkuj dhe 36 femra). Secili i ishte nënshtruar një ekzaminimi të dy syve dhe iu është përgjigjur pyetjeve në lidhje me praktikën e tyre të punës para ekranit si dhe në lidhje me simptomat okulare që ata përjetonin. Paralelisht, studiuesit kanë kryer teste rreth përqendrimit lacrimal “Mucin 5AC”. Mucins janë proteina të prodhuara nga qelizat e konjuktivës. Shumë hidrofilike, ato ndihmojnë të mbajnë ujin në sipërfaqen e syrit. Përqendrimet e këtyre proteinave janë krahasuar në mes të pjesëmarrësve duke marrë parasysh simptomat e paraqitura dhe kohën e punës para ekranit.
Jo më shumë se 7 orë në ditë
Së fundi, studiuesit kanë vërejtur se mund të bëhet një lidhje në mes të kohës së kaluar në ekran (kohën mesatare të punës në ekran, 8.2 orë në ditë) dhe sindromit të syve të thatë. Një sindrom karakteristik është gjetur pranë 9% të pjesëmarrësve. Të tjerët paraqisnin simptoma të syve të thatë dhe 82% prej tyre tregonin shenja të shqetësimit të filmit lotsjelljës.
Përqendrimi mesatar i Mucin 5AC ishte dukshëm më i ulët tek njerëzit me sindromën e syrit të thatë dhe në ata që punonin më shumë se 7 orë në ditë para ekranit (në krahasim me ata që punojnë më pak se 5 orë).
Në praktikë, përdorimi i rregullt dhe i zgjatur i një ekrani kërkon konfigurim të veçantë (ndriçim, burimi i dritës, pozita) të përshtatur për të minimizuar tharjen e syve. Ekrani duhet të jetë i pozicionuar në veçanti në nivelin e syve ose vetëm pak nën ta.
Rrahje të qerpikëve
Për Drs Yuichi Uchino, njerëzit që shikojnë një ekran kompjuterik kanë për zakon të hapin sytë më shumë se zakonisht. Kjo rezulton nga ekspozimi më i madh të syrit me një frekuencë (hapje dhe mbyllje) më të ulët të qepallave. Kjo mund të shkaktojë një përshpejtim të avullimit të lotëve dhe një rritje të tharjes së syve.
“Kur ne jemi të vendosur para ekranit, ne hapim e mbyllim sytë më pak se kur jemi duke lexuar një libër“, shpjegojnë shkencëtarët për gazetën britanike “The Independent”. Megjithatë, situata nuk është e pashpresë:
“Sipërfaqja e ekspozuar e syrit mund të zvogëlohet; për këtë mjafton që të vendosni ekranin pak më poshtë dhe ta përkulni pak. “Një tjetër këshillë për të shpëtuar sytë e sulmuar nga moderniteti: shikoni larg nga ekrani çdo pesë minuta për disa sekonda. Dhe hapni e mbyllini sytë disa herë.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra