Kosova
Puna nga shtëpia apo zyra, çfarë preferojnë shqiptarë
Pandemia erdhi me prurje të reja, përveç anëve negative, për herë të parë filloi edhe puna nga shtëpia.
Ky lloj pune tani është kthyer në një normalitet për disa kompani dhe profesione kyçe. Kompani të ndryshme po aplikojnë rotacionin, ku deri në 50% e stafit, në departamente të caktuara, punojnë nga shtëpia, ndërkohë që paralelisht kryejnë investime në sisteme.
Kompanitë e Teknologjisë së Informacionit pohojnë se bizneset po bëjnë “presion” që kontratat e reja, të zbatohen sa më shpejt, për shkak të frikës së një mbylljeje të dytë. Paralelisht po investohet në disa drejtime si automatizimi i proceseve, sistemet ERP apo të menaxhimit të klientëve. Fiskalizimi dhe maturimi i biznesit janë dy faktorë të tjerë, përveç pandemisë, të cilët po ndikojnë në kërkesën për investime në teknologji.
Edisoni e nis çdo ditë punën në 15:00. Nuk është ajo puna tipike ku të duhet të nxitosh për të kapur oraret dhe të bësh check-in në zyrë. Në fakt, zyra e tij është shtëpia ku jeton. Të gjitha pajisjet i ka të instaluara aty bashkë me aplikacionet dhe softëare-t që i duhen për të zhvilluar në mënyrë produktive punën. Kompania për të cilën punon është një nga më të mëdhatë në fushën e TECH-Call në kryeqytet. Kjo e fundit ka lidhur kontratë me Amazon në Itali dhe jep shërbime për të, kryesisht atë të kujdesit për klientin, shkruan monitor.
“Puna nga shtëpia nuk erdhi për shkak të pandemisë, por kështu është profili i saj. Ne trajnohemi paraprakisht për të dhënë shërbimin e klientit dhe mua më takon turni i dytë. Gjithsesi, në këtë kohë pandemie, për çështje sigurie e shoh më mirë këtë pozicion pune. Jam një njeri social dhe më pëlqen puna në grup dhe marrëdhëniet shoqërore. Kjo pjesë është i vetmi disavantazh që shoh te puna në shtëpi, pra të mungon socializimi. Gjithsesi këtë e kompenson sadopak fakti që puna jote ka të bëjë çdo ditë me klientë të ndryshëm, me pyetje dhe sigurisht e bëj me kënaqësi, se të mban aktiv” tregon ai.
Nëse do të zgjidhte një punë nga shtëpia apo një punë nga zyra, ai shprehet i dyzuar. Secila ka të mirat dhe disavantazhet e veta, por vlerëson se në finale, një punë që të jep kënaqësi dhe të paguan mirë, pavarësisht ambientit ku zhvillohet, është një punë e mirë.
Duhet theksuar se rasti i Edisonit është specifik. Kompania e ka parë të arsyeshme që një pjesë të stafit ta ketë me punë të përhershme nga shtëpia. Ky model po funksionon dhe i jep asaj mundësi të ketë më pak shpenzime, pasi qiraja apo elemente të tjera të operimit në një ambient të caktuar eliminohen.
Kompanitë, punë me rotacion nga shtëpia për disa departamente
Tashmë dihet se tendenca e punës në distancë u evidentua sidomos gjatë karantinës së detyruar, kudo në botë, përfshirë edhe Shqipërinë në periudhën mars-maj. Por, në realitet, jo të gjitha profesionet kanë mundësi ta aplikojnë këtë. Për shembull, ndërtimi, një sektor që nuk e ndali punën në asnjë moment, nuk mund t’i zhvendoste kantieret “online”, por vetëm disa procese pune.
Po kështu, edhe sektori bankar. Zyrat e administratës, pra të degëve qendrore mund të punojnë nga shtëpia (diçka që ende vazhdon), por për degët ku marrin shërbim klientët, puna nuk mund të bëhet në distancë. Korporatat e mëdha, edhe sot e alternojnë punën nga shtëpia. Paralelisht, ato po bëjnë investime në sisteme, që ua lehtëson procesin e punës në kushtet e pandemisë. Armand Frangu, drejtor ekzekutiv i kompanisë B360, thotë se pozicionet e punës të mirëfillta për të punuar nga shtëpia janë ende jashtë kulturës sonë të punës.
“Ka rezultuar shumë e suksesshme në lloje institucionesh apo biznesesh të ndryshme sistemi miks: 2-3 ditë shkon në zyrë full-time dhe 3 ditë punon nga shtëpia. Gjëja më e mirë që mbeti nga pandemia është se bizneset përmirësuan sistemet e komunikimit, punës nga shtëpia e ndarjen e detyrave” – nënvizon ai.
Elvin Nosi, Drejtor i Burimeve Njerëzore i Grupit BALFIN, pohon se muajt e parë të pandemisë shërbyen si provë për stafin, kur puna nga shtëpia ishte ende e pa eksploruar masivisht, por vetëm për pak pozicione.
“Për disa pozicione të caktuara, në funksione të tilla si IT apo Komunikimet, puna nga shtëpia praktikohet me gjerë, ku rreth 40 – 50% të stafit punojnë me rotacion nga shtëpia. Këto përvoja të zgjeruara të punës nga shtëpia na kanë shërbyer për të nxjerrë në pah problematika të mundshme që lidhen me infrastrukturën teknike dhe angazhimin në punë, të cilat adresohen rast pas rasti nga strukturat përkatëse. Nisur edhe nga kjo situatë, ne jemi duke investuar në përmirësimin e infrastrukturës sonë teknologjike, për të mundësuar punën në distancë për disa pozicione” – tregon ai.
Kombinimi zyrë-shtëpi
Duket se kjo ka rezultuar shumë e suksesshme në lloje institucionesh apo biznesesh të ndryshme sistemi miks: 2-3 ditë shkon në zyrë full-time dhe 3 ditë punon nga shtëpia. Gjëja më e mirë që mbeti nga pandemia është se bizneset përmirësuan sistemet e komunikimit, punës nga shtëpia e ndarjen e detyrave
Rriten investimet në sistemet IT, përveç pandemisë ndikon edhe fiskalizimi
Operatorët e tregut në sektorin e IT vlerësojnë se është rritur kërkesa nga biznesi për investime në teknologji, por sipas tyre kjo nuk vjen vetëm si efekt i pandemisë. Padyshim që ajo ka rolin e saj, por edhe fiskalizimi (një nismë e qeverisë), si dhe maturimi i biznesit, kanë një peshë të caktuar në këtë kërkesë. “Në përgjithësi, pas verës bizneset kanë pasur mjaft kërkesa në teknologji.
Nuk jam në gjendje ta ndaj nëse kjo vjen si efekt i fiskalizimit, si shkak i maturimit apo panikut të mbylljes së mundshme nga COVID-19. Ne kemi presion që, për shkak të rritjes së numrave dhe mundësisë së një mbylljeje të dytë, kontratat e reja t’i përfundojmë sa më shpejt” – shprehet Armand Shara, administrator i “Infosoft Systems”. Por ndërsa investimi në pajisje, për t’u mundësuar punonjësve aksesin nga shtëpia ishte një tendencë që u raportua në muajt e karantinës, nga kompanitë kryesore të shitjes së aksesorëve dhe produkteve të kësaj natyre, investimi në sisteme erdhi më pas.
Kompani të sektorëve të caktuar si TECH-CALL apo të ndërtimit, janë përqendruar më shumë në automatizim, dixhitalizim, qendërzim dhe sisteme të integruar që i mundësojnë menaxhim me eficencë dhe në kohë më të shkurtër proceseve të punës.
“Një tjetër element që kemi vënë re është rritja e interesit për sistemet që menaxhojnë sistemet e brendshme të kompanisë. Flasim për të dhëna të strukturuara, si për shembull për proceset që kanë të bëjnë me miratimin e një kredie, siguracioni, leje. Të gjitha këto automatizohen dhe firmosja apo çuarja para bëhet online, pa qenë nevoja të jetë me letër dhe pa qenë nevoja të jesh dhe në zyrë. Ka interes për të automatizuar çdo linjë dokumentesh apo procesi”, pohon Sharra.
Automatizimi i proceseve
Një tjetër element që kemi vënë re është rritja e interesit për sistemet që menaxhojnë sistemet e brendshme të kompanisë. Flasim për të dhëna të strukturuara, si për shembull për proceset që kanë të bëjnë me miratimin e një kredie, siguracioni, leje. Të gjitha këto automatizohen dhe firmosja apo çuarja para bëhet online, pa qenë nevoja të jetë me letër dhe pa qenë nevoja të jesh dhe në zyrë. Ka interes për të automatizuar çdo linjë dokumentesh apo procesi
Lidhur me E-commerce (tregtia online) që u duk se mori zhvillim të vrullshëm gjatë izolimit, aktorët e tregut pohojnë se bizneset keqkuptojnë praninë në internet nëpërmjet një faqeje ëeb dhe tregtinë e vërtetë online.
“Të vetmet që bënë investime në këtë drejtim ishin bizneset retail që krijuan apo përmirësuan portalet për shitjet online, të cilat patën përdorim të gjerë dhe të suksesshëm në kohën e izolimit dhe një pjesë e shtesës së biznesit u mbeti edhe pas rihapjes” – tregon Frangu.
Nga ana tjetër, sa i takon E-commerce kërkohet investim më tërësor në sisteme, pasi ato janë të lidhura zinxhir.
COVID-19 zhvillon trendin e hapësirave fleksibël, puna nga shtëpia ende larg
Karantina detyroi bizneset që brenda ditës të kalonin nga kultura e punës në zyrë në atë të shtëpisë. Sigurisht në rastet kur kjo ishte e mundur. Por sa eficente ka qenë praktika në tërësi.
Jonian Antoni, nga Century21, tregon se në fillim kjo ishte diçka pozitive, pasi njerëzit po punonin edhe jashtë orarit, por më pas, kur masat kufizuese u hoqën ndarja e kohës së punës dhe asaj me familjen nuk po bëhej shumë e qartë.
Ky reagim i tregut vendas është i ngjashëm edhe me reagimin e tregjeve të tjera më të zhvilluara, ku hapësira tradicionale e zyrave nuk po zvogëlohet, por vihet re rritja e hapësirave fleksibël të preferuara nga kompanitë në zhvillim e sipër, të cilat nuk dëshirojnë të lidhen ligjërisht me kontrata afatgjatë, shumë të vështira për t’u ndryshuar apo për t’u prishur nga ana e qiramarrësve” – shprehet Stela Dhami, nga Colliers International Albania./Monitor/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika