Ekonomi
Puna e ëndrrave, pagën e caktoni sa keni dëshirë
Kjo mund të jetë puna e ëndrrave për miliona njerëz në mbarë botën, që problem primar e kanë pagën e ulët apo jo të mjaftueshme
25-vjeçarja, Cecilia Manduca punon si menaxhere e zhvillimit të biznesit në një kompani inovative britanike, the “GrantTree”.
Nga sa rrëfeu ajo për BBC-në, ambient më të mirë pune nuk mund të gjente.
Cecilia thotë se mënyra e pagesës këtu është tejet e veçantë: punonjësit lejohen ta përcaktojnë vetë sesa do ta kenë pagën, transmeton TCH.
Tani vonë, 25-vjeçarja shpërbleu veten me një rritje rroge prej £7,000 funta, që i çon të ardhurat e saj në vit në £37,000 funta, përcjell albinfo.ch.
“E kisha me shumë dyshim ta kërkoja atë rritje”, rrëfeu menaxherja për gjigantin mediatik britanik.
“U konsultova me shumë njerëz. Isha e vetëdijshme se puna ime kishte ndryshuar, dhe se po shkoja përtej objektivave të mi. Por nga ana logjike, e dija po ashtu se e meritoja një shpërblim të tillë. Gjithë çështja është që duhet të luftoja me stigmën e përhershme se duhet të ndihesh i lumtur me ate që ke”, sqaroi ajo.
Firma ku punon Cecilia, “GrantTree”, ndihmon bizneset në Mbretërinë e Bashkuar të marrin fonde qeveritare dhe të gjithë 45 punonjësit e saj e vendosin vetë pagën e tyre, e madje mund ta shqyrtojnë atë sa herë të duan.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun