Bota

Java e punës 4-ditore, si mund të funksionojë?

Një javë të ngjeshur dhe më produktive, mund të ketë përfitime të jashtëzakonshme ekonomike dhe shoqërore

Çdo disa vjet, java e punës katërditore fiton vëmendje të re. Psikologët dhe sociologët citojnë kërkime që lidhin ekuilibrin punë-jetë, me përfitimet shëndetësore dhe jetëgjatësinë.

Ekonomistët parashtrojnë se koha shtesë e lirë mund të çojë në më shumë shpenzime. Drejtuesit thonë se javët më të shkurtra, i bëjnë punëtorët më efiçientë.

Ndërsa ditët e sotme, ekspertët e teknologjisë thonë se inteligjenca artificiale mund të zgjidhë ngadalësimin, duke rritur produktivitetin, shkruan shqip.al, transmeton albinfo.ch.

Në një anketë të prillit 2024, nga Quickbase, me 2,000 punëtorë në një sërë industrish, 58% e të anketuarve thanë se shpenzojnë më pak se 20 orë në javë në punë, që sjell rezultate.

Në fakt, 54% e të anketuarve thanë se është më e vështirë se kurrë të jesh produktiv në punën e përditshme.

Nëse punonjësit po humbasin gjysmën e javës së punës për aktivitete pa rëndësi, çfarë po bëjnë ata në vend të kësaj?

Sondazhi zbuloi se 45% e punëtorëve shpenzojnë 11 orë ose më shumë çdo javë, duke ndjekur informacione për njerëz dhe çështje të ndryshme.

Ky fenomen shpesh njihet si “punë gri” dhe kufizon aftësinë e punonjësve për të kryer punë domethënëse, brenda një jave pune 40-orëshe.

Teknologjia po plotëson në mënyrë të qëndrueshme dëshirën e shoqërisë për një javë pune më të shkurtër dhe më produktive. Për herë të parë, një javë pune e shkurtuar është një mundësi reale për disa kompani.

Si ta zbatoni më së miri javën e punës katërditore

Që një javë pune e ngjeshur të ketë rezultat, së pari duhet të pranojmë se vlera e kohës qëndron në mënyrën se si e përdorim atë.

Në vend që të përpiqemi për një javë pune katërditore, besoj se duhet të shikojmë se si të jemi më efektivë gjatë kohës që jemi duke punuar.

Për të përfituar më shumë nga java e punës, pa rënduar më shumë punonjësit, ka të bëjë me përafrimin e qëllimeve të biznesit, dhe heqjen e barrierave për arritjen e këtyre qëllimeve.

Kjo shpesh kërkon një ndryshim në kulturën e korporatës, proceset e biznesit dhe teknologjinë.

Nga një këndvështrim kulturor, udhëheqësit duhet të masin rezultatet dhe t’i shpërblejnë punonjësit në bazë të rezultateve. Kur punonjësit bëjnë punën e tyre më mirë, ata janë më të angazhuar.

Kjo çon në qarkullim më të ulët dhe më pak burnout, produktivitet më të madh dhe moral më të mirë.

Për shembull, Gallup raporton se organizatat me punonjës të angazhuar, janë 23% më fitimprurëse dhe 18% më produktivë.

Kur bëhet fjalë për teknologjinë, në vend që t’u kërkohet punonjësve të punojnë brenda kufijve të mjeteve të teknologjisë, mjetet duhet të përshtaten me kulturën dhe proceset e fuqisë punëtore.

Inteligjenca artificiale dhe platformat dinamike të menaxhimit të punës, mund të ndihmojnë në reduktimin e punës së ngarkuar dhe rritjen e produktivitetit.

Por, nëse dhe derisa punëtorët dhe teknologjia të jenë në sinkron, ideja e një jave të ‘kondensuar’ pune, nuk do të realizohet kurrë.

Disa besojnë, se vetë termi javë pune katër-ditore, mund të jetë disi mashtrues, sepse përqendrohet në kohën specifike të kaluar në punë, në vend të lidhjes më të gjerë midis produktivitetit dhe rezultateve.

Produktiviteti drejton rezultatet, jo kohën. Mësimi i barrierave, ndaj niveleve më të larta të produktivitetit, që sjellin ndikim domethënës, është ajo që e bën një javë pune katër-ditore më të mundshme.