Kosova
Pulmologu i njohur kosovar tregon se çfarë pasojash lë Covid-19 tek të infektuarit
Të gjithë ata persona që shërohen nga virusi Covid-19, mund të kenë përsëri probleme shëndetësore.
Sipas tij, pacientët duhet të mbahen deri në gjashtë muaj për trajtim, në mënyrë që organizmi i tyre të pastrohet dhe të parandalohet koagulimi i gjakut.
“Prej problemeve kryesore është frymëzënja, është edhe kolla dhe dhimbjet, por nuk janë problematike shumë. Ajo çfarë është vërejtur është se me antikuagulus duhet të mbahet pacienti një kohë më të gjatë, tre deri në gjashtë muaj, në mënyrë që të pastrohet organizmi nga trombet që kanë ekzistuar gjatë Covidit”, ka thënë ai.
Baca ka treguar se mund të ketë edhe rikthim të problemeve shëndetësorë te personat që e kanë kaluar virusin.
“Është e vërtetë se mund të ketë recidim, do të thotë secili që e ka kaluar Covidin, mund të ketë në nëntor-dhjetor recidim të sëmundjes. Por supozohet që shumë më lehtë kanë për ta kaluar dhe nuk do të komplikohet gjendja”, ka theksuar ai.
Përndryshe, ai ka thënë se moshat më të vjetra rrezikohen më së shumti nga pandemia, si dhe nga gripet sezonale.
Ndërsa, sipas tij, personat që kanë pasur sëmundje të mëparshme e kanë kaluar edhe më rëndë këtë virus.
“Gjithmonë moshat e mëdha janë më të rrezikuara. Do të thotë 60 vjeçarët, 70 vjeçarët e 80 vjeçarët. Ata janë të rrezikuar për shkak se në moshën 80 vjeçare natyrisht është edhe çështja e zemrës problematik. Këta pacientë kalojnë në një insuficiencë kardiorespiratore”, ka theksuar ai.
Ai tutje ka treguar se gjatë muajit shtator gjendja në Klinikën e Pulmologjisë është kthyer në normalitet.
Sipas tij, 67 pacient janë shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ku vetëm njëri nga ta është pozitiv me Covid.
“Krahasuar me gushtin, kur kemi qenë me 100 shtretër, tani pothuajse shtatori ka qenë në normalitet, prej 67 shtretërve, 45 shtretër janë me pacient, kemi mjaft vende të lira. Vetëm një është me Covid pozitiv dhe 10 janë me Covid negativ”, ka treguar ai.
Gjendja sa i përket pandemisë, vlerësohet të vështirësohet me paraqitjen e rasteve me grip sezonal.
Baca e ka parë të nevojshme vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që ata të mbrohen nga gripi sezonal.
Ai ka thënë se pret që gjatë këtij muaji të ketë raste të cilat kërkojnë trajtim për shkak të sëmundjeve kronike pulmonare.
“Presim në tetor që të kemi edhe raste të sëmundjeve kronike pulmonare. Natyrisht se do të kryqëzohet me rastet me gripin e zakonshëm sezonal. Sa i përket Covid-it ta shohim se si do të sillet situata e pandemisë në gjithë botën. Nëse do të kemi raste të rritura prapë do të jemi të gatshëm të kthehemi në angazhimin e klinikës”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se qytetarët duhet të marrinë edhe vitaminë C, kalcium, zink e posaçërisht vitaminë D, në mënyrë që të rrisin imunitetin.
“Hipovitaminoza D është problem botërorë, edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon për këtë, sepse sipas statistikave botërore, çdo i treti në botë është me hipovitaminozë D, te ne edhe më shumë. Apelojmë te qytetarët që edhe fëmijët edhe të rriturit të marrin vitaminë D në doza të duhura dhe kohëzgjatje të duhur”, ka thënë ai.
Përndryshe, derisa gjendja pritet të vështirësohet muajve të ardhshëm, Baca ka thënë se qëndrojnë mirë me staf shëndetësorë.
Ai ka treguar se edhe specializantët të cilët presin të punësohen, do t’i ndihmojnë atyre në punë.
Baca ka folur edhe për rastet të cilat kërkojnë trajtim në Klinikën e Pulmologjisë, kështu duke treguar edhe për sëmundjet më të shpeshta për të cilat kërkohet trajtim shëndetësorë në klinikë.
“Dimrit kemi pneumonitë, dhe bronkopneumonitë që janë pezmatime të indit pulmonar. Pastaj vinë ekzaserbimet e bronkitit kronik dhe astmës, dhe natyrisht gjithmonë ne jemi klinikë e cila është marrë me trajtimin e tuberkulozit”, ka shtuar ai.
Baca ka thënë se për tu mbrojtur tashmë edhe nga gripi sezonal, qytetarët duhet të marrin lëngje, të konsumojnë qajra e të mos frekuentojnë hapësirat me shumë njerëz.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve