Kosova
Pulat që përfundojnë ciklin e vezëve, nuk paraqesin rrezik për shëndetin
Pulat që përfundojnë ciklin e prodhimit të vezëve, nuk duhet të asgjësohen nga fermerët, por mund të shiten për therje dhe të konsumohen sepse nuk paraqes rrezik për shëndetin

Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë (AVUK) thonë se pulat të cilat nuk përfundojnë ciklin e prodhimit të vezëve, nuk duhet të asgjësohen nga fermerët, por mund të shiten për therje dhe të konsumohen sepse nuk paraqes rrezik për shëndetin. Sipas AVUK therja, shitja dhe konsumimi i këtyre pulave është e rregulluar me legjislacionin në fuqi.
Përderisa shumë fermerë kosovarë pasi të harxhohen pulat e tyre për vezë, vazhdojnë t’i shesin me çmime mjaft të volitshme, Lamir Thaçi zëdhënës i AUV-it tha se për këtë çështje nga fermerët kërkohet që vetëm therja e pulave të tilla të bëhet në thertoret e licencuara dhe aprovuara, dhe mos të bëhet në forma të tjera, për shkak se, siç tha ai, çdo therje jashtë thertoreve të licencuar është therje ilegale dhe nuk i plotëson kushtet për konsum të produkteve që dalin nga këto therje.
Thaçi shtoi se në të gjitha vendet e ndryshme, pulat pasi ta përfundojnë ciklin e prodhimit të vezëve, dërgohen për therje, theren në mënyrë të kontrolluar në thertore të licencuara dhe po ashtu pas përfundimit të therjeve, produktet konsumohen, si dhe duhet të deklarohen si pula të therura, e jo si zogj apo forma të tjera, transmeton KPres.
“Nuk paraqet asnjë rrezik dhe kjo është praktikë që përdoret në të gjitha vendet tjera dhe në Kosovë pulat të cilat pas përfundimit të ciklit të prodhimit të vezëve ato theren… Në vendin tonë fermerët pasi të përfundojnë (ciklet e prodhimit të vezëve) ata i dërgojnë pulat në thertore dhe dërgohen për konsum, deklarohen si pula dhe jo zogj…”, theksoi Thaçi.
Pronari i fermës “Vezët e Arta” Sabit Rama deklaroi se në fermën e tij posedon 60 mijë pula për prodhimtarinë e vezëve.
Ai tha se brenda një viti, pulat të cilat mbarojnë ciklin e prodhimit të vezëve i shet në fshatin e tij, Akrashticë, me një çmim të volitshëm dhe siguroi se këto pula kanë shëndetin e mirë, si dhe nuk paraqesin rrezik për konsumimin e tyre.
“Në tri vitet e fundit unë i shes këtu, sepse kemi fshatarë që vijnë dhe i blejnë pulat për mbajtjen e tyre dhe nuk kemi telashe, sepse në treg nuk dal… Pulat, shumica rigjenerohen…(02’40) Absolut nuk është problem, sepse mishi i këtyre pulave të fshatit është shumë i sigurt dhe nuk ka asgjë të keqe për këtë punë”, deklaroi Rama.
Ferma “Vezët e Arta” në Akrashticë të Vushtrrisë si prodhues i vezëve mbulon tregun e Kosovës me vezë të freskëta mbi 90 për qind.
Edhe veterinari Safet Osmani deklaroi se në aspektin shëndetësor, pulat e harxhuara mund të konsumohen dhe nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut. Sipas tij, nuk ka substanca toksike as substanca helmuese ose të rrezikshme në ushqimin e shpendarisë.
Shumë fermerë të kësaj fushe, pulat vazhdojnë t’i shesin me çmime mjaft të ulta, një euro për copë. Në disa shtete perëndimore pulat që përfundojnë ciklin e vezëve nuk konsumohen, por ato digjen.
E-Diaspora
-
Sopranoja shqiptare, Ana Naqe të shtunën me performancë në Bruksel Sopranoja shqiptare, Ana Naqe, do të performojë të shtunën në Bruksel, në “Théâtre de La Monnaie”....
-
Fehmi Fetahu: Bizneset në Zvicër duhet të përgatiten për pasojat e tarifave të Trump-it
-
44 vjeçarja shqiptare plagoset rëndë nga një zviceran
-
Një vend dinjitoz për të gjithë, Weinfelden-i debaton rregulloret e reja të varrezave
-
BBC: Mafia shqiptare dhe trafiku i kokainës në Evropë
Jeta në Zvicër
-
Çfarë moti do të mbajë në Zvicër gjatë Pashkëve? Me shumë diell dhe temperatura të buta, Zvicra po shfaq anën e saj pranverore – por...
-
Zvicra shënon rritje të popullsisë përkundër rënies së imigrimit dhe lindshmërisë
-
Rënie e lindjeve të shumëfishta pas IVF në Zvicër
-
Toblerone rikthehet me simbolin zviceran – investim i ri në Bernë
-
Zvicër: Ndalohen fishekzjarrët