Bota

Publikohet raporti “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur” i OKB-së

Raporti i OKB-së tregon se rreth 10 mijë fëmijë janë vrarë në luftrat e armatosura.

Raporti i Kombeve të Bashkuara të Amerikës i cili është publikuar tregon se mbi 10 mijë fëmijë janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura gjatë vitit të kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar, detyruar të shërbejnë si ushtarë ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet.

Raporti vjetor i quajtur “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur”  ka nxjerrë në pah edhe se në vitin që lam pas janë raportuar, 21 mijë shkelje të të drejtave të fëmijëve.

Në vitin 2016 ka pasur rreth 15 mijë raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Fëmijët që kanë pësuar numër më të madh të shkeljeve të të drejtave të tyre janë në Siri, thuhet në raport, shkruan Albinfo.ch.

Në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen është rritur dhuna ndaj fëmijëve.