Lajme

Publikohet lista, emra të rinj në kombëtaren e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja ka zbuluar listën me futbollistët që ka vendosur të grumbullojë për tre sfidat e muajit tetor, ndaj Armenisë, Kazakistanit e Lituanisë, të gjitha në transfertë.

Nuk kanë munguar risitë në listën e 75-vjeçarit italian, teksa për herë të parë ka marrë ftesë për të qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare, ish mbrojtësi i Tiranës, Albi Doka, portieri i talentuar i Bolognës Marco Molla dhe mesfushorët Jon Mersinaj, Enis Çokal e Sherif Kallaku, që më herët kanë qenë pjesë e Shqipërisë U21, shkruan supersport.al, përcjell Albinfo.ch

Ashtu siç ishte paralajmëruar, tekniku ka lënë jastë listës së të grumbulluarve 4 emra të rëndësishëm të kombëtares, si Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi e Odise Roshi, të cilët thyen rregulloren në grumbullimin e shtatorit dhe morën pjesë në fejesën e anësorit fierak.

Kombëtarja Shqiptare do të luajë tre ndeshje gjatë muajit tetor, miqësoren ndaj Armenisë në Yerevan më datën 7 dhe më pas dy transfertat e Ligës së Kombeve, ndaj Kazakistanit më datën 11 dhe ndaj Lituanisë më datën 14 tetor, takime këto që do të transmetohet të gjitha ekskluzivisht në ekranin e Supersport.