Futboll
Publikohet kënga zyrtare e Shqipërisë për “Euro 2024”
Kënga titullohet “Albania” dhe këndohet nga këngëtari i mirënjohur Capital T
Është publikuar të enjten pasdite kënga zyrtare që do të shoqërojë Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian, Gjermani 2024, që fillon më 14 qershor.
Kënga titullohet “Albania” dhe këndohet nga këngëtari i mirënjohur Capital T.
Kënga do të ndjekë kombëtaren shqiptare të futbollit gjatë gjithë rrugëtimit të saj në EURO 2024, transmeton albinfo.ch.
Lajmi se kënga “ALBANIA” i është besuar Capital T u bë i ditur pak ditë më parë nga Federata Shqiptare e Futbollit.
“FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T. Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024. Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë. Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!” njoftoi FSHF-ja në faqen zyrtare.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik