Futboll
Publikohet fjalimi i trajnerit të Shqipërisë në zhveshtore
Trajneri Edy Reja ua mbajti një fjalim futbollistëve të ekipit kombëtar të Shqipërisë pas ndeshjes së mbrëmshme, ku Shqipëria, përkundër fitores 4:0, e humbi matematikisht mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Evropian 2020.
Përkundër që Shqipëria e ka të pamundur kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, djemtë e Edy Rejës mbrëmë i argëtuan tifozët shqiptare me një paraqitje mbresëlënëse, përcjellë albinfo.ch
Pas ndeshjes, trajneri Reja ua mbajti një fjalim në zhveshtore lojtarëve të Shqipërisë, duke tentuar t’ua ulë atyre zhgënjimin që s’arritën të kualifikohen në EURO 2020, pas kualifikimit historik në EURO 2016 që ishte arritur më parë.
“Pavarësisht se tifozët jua thërrasin emrin, jeni ju ata që e keni arritur të ndërtoni këtë grup kaq të mirë. Si ju, edhe stafi që punon mbas trajnerit. Ju përgëzoj dhe ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Reja.
“Merita është vetëm e juaja. Unë kam 35 vite që e bëj këtë punë, nuk kam nevojë të marr merita apo të më lavdërojë dikush. Merita është gjithmonë e juaja sepse keni bërë një punë të shkëlqyer”.
“Nëse do kishim fituar ndaj Turqisë, do shkonim në Evropë. Duhet të kishim 4 pikë më shumë. 3 me Turqinë dhe 1 me Islandën. I kemi bërë të gjitha ndeshjet mjaft të mira, Turqisë i treguam se kush jemi, ndërsa Franca është Francë, nuk ka vend për diskutim. Kemi zemër”.
E-Diaspora
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA Në kuadër të qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-së, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka...
-
Besa Kokëdhima ndez skenën e Eurovision-it në Malmo të Suedisë
-
Klesta Krasniqi zgjedhet këshilltare komunale në Lausanne
-
Shuma që shpenzoi mërgimtari për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
-
Integrimi: Hapi i parë, si ta thyejmë izolimin
Jeta në Zvicër
-
Nemo performoi për Zvicrën në Eurovision 25-vjeçari zviceran Nemo performoi në skenën e Eurovisionit në Malmo të Suedisë, duke përfaqësuar Zvicrën me...
-
A mund të bëhen gratë pjesë e Gardës Zvicerane?
-
Fushata kundër ligjit për energjinë elektrike: Dhurohen 180,000 franga në mënyrë anonime
-
Rezervime të vështira dhe përpikëri të pasigurt, treni i natës nuk përmbush pritshmëritë
-
A do të vizitohet Zvicra nga “Shenjtorët e Akullit” këtë vit?