Lajme

Publikohen pasuritë minerare të Shqipërisë

Në Shqipëri, pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta

Ministria e Ekonomisë ka bërë publike pasuritë minerare të Shqipërisë.

Ky projekt është përmbledhje e materialit arkivor të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, ku pasqyrohet harta e mineraleve të dobishme në Shqipëri që nga viti 1971, harta metalogjenike të vitit 1989, të dhënat të reja në kërkim-zbulimin e mineraleve, si dhe në disa modele të hartave mineraleve të dobishme të shteteve të ndryshme si Italia, Greqia, Çekia, Sllovenia, Japonia, etj. 

Sipas shifrave të bëra publike nga kreu i METE-s, Nasip Naço, Shqipëria ka rezerva: 437 milionë tonë naftë; rreth 13 miliardë metër kub gaz; rreth 800 milionë ton qymyr; rreth 57 milionë tonë kromite; 69 milionë tonë baker; rreth 300 milionë tonë hekur-nikel; rreth 230 milionë tonë nikel silikat; rreth 133 milion tonë titano-magnetik; rreth 13 milionë tonë bokside; mbi 500 milionë tonë kripë guri; mbi 108 milionë tonë olivinite; mbi 108 milionë tonë dolomite dhe rreth 54 milionë ton fosforite, raprotojnë mediat shqiptare. 

Gjithashtu në Shqipëri, sipas të dhënave, pasqyrohen rreth 15 vendburime nafte, 6 vendburime gazi, mbi 500 vendburime të mineraleve të ngurta nga të cilat: rreth 293 vendburime kromi, mbi 108 vendburime bakri, mbi 21 vendburime hekur-nikel, mbi 45 vendburime qymyrguri, etj.