Lajme
Problem numri i madh i të huajve në trazirat e Natës së Vitit të Ri në Berlin
Në natën e Vitit të Ri, në Berlin pati trazira dhe sulme mbi policët. Rezulton se numri i të huajve në mesin e sulmuesve ishte mbiproporcional
Një numër të rinjsh e zhytën Gjermaninë në kaos gjatë natës së Vitit të Ri, transmeton albinfo.ch. Pas kritikave të disa mediave për mospublikimin e emrave të autorëve, policia e Berlinit ka publikuar tashmë shifrat e para.
Sipas një artikulli të gazetës “Berliner Zeitung”, janë regjistruar gjithsej 18 kombësi të ndryshme. 45 nga të dyshuarit janë gjermanë, 27 me shtetësi afgane dhe 21 të tjerë me shtetësi siriane. Ndërkaq, nuk dihet asgjë për kombësinë e të arrestuarve të tjerë.
Mediat e kanë problematizuar çështjen e pranisë së madhe të të rinjve me prejardhje të huaj në këto trazira,
“Berliner Zeitung” shkruan gjithashtu se numri i personave të arrestuar ende duhet të konsiderohet si i përkohshëm. Fillimisht janë përmendur 159 persona të arrestuar. Megjithatë, sipas zëdhënësit të policisë, do të ketë numërim të dyfishtë.
18 policë të lënduar
Në trazirat e rënda që shpërthyen në gjithë Gjermaninë natën e Vitit të Ri 103 autorë janë arrestuar vetëm në Berlin dhe janë lënduar 18 policë.
Kreu federal i sindikatës së policisë gjermane tha për Focus: “Për shumë shërbime emergjente, përshtypja mbizotëruese është se grupet e të rinjve me prejardhje migrimi janë shumë të mbipërfaqësuara”.
Transmetuesit publikë kanë mbajtur një profil të ulët në përshkrimet e autorëve, përcjell albinfo.ch. Të dyshuarit janë duke u hetuar kryesisht për zjarrvënie, shkelje të Ligjit për eksplozivët, shkelje të qetësisë dhe sulm fizik ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
(Foto: Screenshot nga Die Zeit)
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












