Kosova
PSRK ngrit aktakuzë ndaj një personi për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit M.J.
Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale kjo është aktakuza e radhës për gjykim në mungesë, lidhur me një rast të dhunimit seksual gjatë luftës në Kosovë.
Në bazë të aktakuzës, i pandehuri si pjesëtarë i forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në territorin e komunës së Ferizajt, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, në bashkëkryerje me persona të tjerë, deri tani të paidentifikuar, ka kryer dhunim seksual ndaj femrës së nacionalitetit shqiptarë, e cila në kohën e dhunimit ishte e mitur.
“Me këto veprime i pandehuri M.J. ka kryer vepër penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë (i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës kompetente që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet ligjore për ta gjetur të pandehurin
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit të së enjtes në Zvicër Karin Keller-Sutter merr presidencën e Zvicrës; hyn në fuqi ndalimi për fshehjen e fytyrës në publik;...
-
Bumi i çmimeve dhe shtëpitë e dyta: Ndryshimet e tregut zviceran të pronave në vitin 2025
-
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe pagat
-
Ndryshimet kryesore që mund të prisni në Gjenevë në vitin 2025
-
Çfarë dihet deri më tani për uljen emergjente fatale të avionit zviceran?