Integrimi
Psikiatri: Shani S., plotësisht i përgjegjshëm për krimin e bërë
Në këtë kuptim, eksperti konstaton se shkalla e rrezikut për përsëritje të krimeve ndaj anëtarëve tjerë të familjes së tij është e konsiderueshme
Po vazhdon edhe sot në Gjykatën e Qarkut në Pfäffikon të Cyrihut procesi gjyqësor ndaj kosovarit Shani S., për vrasjen e dyfishtë të kryer më 15 gusht 2011. Në seancën e sotme është paraqitur me ekspertizën e tij psikiatri i angazhuar nga gjykata, i cili ka konstatuar se i akuzuari është plotësisht i përgjegjshëm për veprën e kryer dhe nuk mund të konsiderohet se është i sëmurë psikik ose njeri me përgjegjësi të kufizuar. Në këtë kuptim, eksperti konstaton se shkalla e rrezikut për përsëritje të krimeve ndaj anëtarëve tjerë të familjes së tij është e konsiderueshme. Por ushtrimi i dhunës ndaj të tjerëve, jashtë rrethit familjar, sipas psikiatrit është më pak i besueshëm, ndonëse megjithatë, më i lartë se mesatarja.
Në përshkrimin që i ka bërë personit të akuzuar për dy vrasje, psikiatri ka thënë se kosovari 60 vjeçar e ndjen veten si një patriark të etshëm për të mbizotëruar , mosbesues dhe gjaknxehtë. Tiparet e personalitetit si synimi për dominim, ngurtësia dhe impulsiviteti janë thellë të ngulitura te ai dhe në mënyrë kronike. Por, megjithatë ai nuk mund të cilësohet si i sëmurë psikik dhe së këndejmi është plotësisht i përgjegjshëm. Eksperti nuk ka rekomanduar ndonjë terapi psikiatrike për të akuzuarin pasi që gjasat për sukses do të ishin të vogla. Ai ka theksuar më tutje se vrasjet që i ka kryer Shani S., nuk janë kryer në gjendje afekti.
Sipas tij, ambientin në të cilin jetonte kosovari e ndjente si armiqësor dhe të drejtuar kundër tij. Në këtë situatë për të kishte shumë rëndësi që së paku në “botën e tij të vogël” , në familje të qëndronte vertikalisht. Për këtë arsye, ai vendoste rregullat në shtëpi dhe ato do t`i zbatonte pavarësisht çmimit, gjë që është dëshmuar në sharjet dhe dhunën që ai ka ushtruar me vite të tera mbi anëtarët e familjes.
Krahas faktit se fëmijët me kalimin e kohës “i dilnin prej dore” së fundi kanë qenë edhe problemet shëndetësore që e kanë bërë të ndjehej i rrezikuar në dominimin e tij.
Në këtë situatë, fakti se bashkëshortja nuk deshi të pranonte më nënshtrimin dhe kishte kërkuar shkurorëzimin, për të fajësuarin ishte kulmi i të keqes dhe i provokimit. Ai ka dashur të vendosë sërish dominimin e tij, duke qenë përcaktues i jetës dhe vdekjes së saj”, ka thënë veç tjerash psikiatri gjyqësor në ekspertizën e tij.
Sipas aktakuzës, më 15 gusht 2011 Shaniu kishte përcjellë Sadeten gjatë pauzës së drekës kur ajo po shkonte drejt shtëpisë. E kishte kapur për krahu dhe e kishte pyetur nëse ajo vërtetë po donte të ndahej nga ai. Ajo i ishte përgjigjur duke i thënë se duhej t`i hiqej prej sysh, se ai nuk ishte burrë për të dhe se ajo kishte një burrë tjetër. Pas kësaj Shaniu nxjerr revolen nga xhepi i pantallonave dhe e qëllon Sadeten nga afërsia e drejtpërdrejtë. Ajo vdes në vend.
Menjëherë pas kësaj vrasjeje, Shaniu shkon drejt ndërtesës së komunës ku pret se cila nga dy nëpunëset përgjegjëse për çështje sociale do të dilte e para. E para doli Daniela H., e cila ishte përgjegjëse e drejtpërdrejtë e tij (si përfitues i ndihmave sociale) dhe ai e qëlloi atë me revole drejt në kokë. Daniela vdes në spital, pak orë më vonë.
Prokuroria, për veprën penale vrasje të shumëfishtë ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm për Shaniun.
Procesi ndaj Shani S., vazhdon të premten me leximin e pledoajesë së mbrojtjes. Ndërsa vendimi gjyqësor pritet të merret më 19 prill.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës