Tematike

Pse Zvicra po e vonon çështjen Erasmus?

Shpallja e heqjes dorë nga pjesëmarrja e plotë në programin e këmbimit evropian "Erasmus" duke filluar nga viti 2018, shkaktoi keqkuptime. A ishte në pyetje mungesa e parave apo e kohës?

Që nga pranimi i iniciativës kundër emigracionit masiv në vitin 2014, Zvicra ka qasje të kufizuar në programin e shkëmbimit të të rinjve në Erasmus evropian. Ajo mund të negociojë sërish që të mund të marrë pjesë plotësisht në vitin 2018. Por, këtë fundjavë u bë e ditur që kjo nuk do të bëhet të paktën deri në vitin 2020.

Çështje kohe…

Votimi i vitit 2014 ishte një problem në lidhje me lëvizjen e lirë të njerëzve, duke e bërë të pamundur për Zvicrën të marrë pjesë plotësisht në programin Erasmus. Duke gjetur një mënyrë për të zbatuar iniciativën pa shkelur marrëveshjet me Evropën, Parlamenti arriti t’i largohej kësaj pengese. Pra, Zvicra në këtë mënyrë do të mund të bëhet një anëtare e plotë e programit të lartpermendur. Por, sipas Sekretariatit Shtetëror për Arsim (SEFRI), negociatat me Europën, të cilat ishin ndërprerë në vitin 2014 pas votimit, nuk kanë rifilluar dhe nuk kanë asnjë shans të jenë të suksesshme para vitit të ardhshëm. Prandaj, Sekretariati propozon që të mbahet i ashtuqujaturi “Erasmus i reduktuar2” deri në vitin 2020.

… apo çështje parash?

Me anë të një vendimi 11 shoqata rinore për trajnim kanë bërë thirrje për anëtarësim të plotë. Sipas tyre, të jesh pjesë e këtij programi ia vlen. 70 milionë franga jepen si kontribut vjetor (ose më shumë, sipas disa burimeve), një shumë që i kërkohet Zvicrës. A mos, vallë, Berna po përton të paguajë këtë shumë?  “Financimi i pjesëmarrjes zvicerane ka qenë pjesë e pyetjeve të hapura në pezullimin e bisedimeve”, pranon SEFRI.

Të mos humbet rasti i 2020-ës

Olivier Tschopp shpreson se deri në atë kohë Zvicra të të integrohet sërish plotësisht në Erasmus. Sepse versioni i prerë kufizon mundësitë. “Ka pasur 10.000 dosje të pranuara në vitin 2016, por të gjitha dosjet nuk janë konkretizuar. Kjo nuk tregon për suksesin e Erasmus-it të kufizuar, por tregon dëshirën e lëvizshmërisë së të rinjve. Do të kishim pasur sigurisht edhe më shumë kërkesa po të kishim qenë pjesë e plotë e programit, sepse kushtet janë më pak kufizuese dhe ka më shumë zgjedhje. Shkollat angleze kanë mbyllur dyert e tyre në vitin 2014. Ironia është se, pas Brexit, një delegacion britanik erdhi për të na takuar për të kuptuar se si Zvicra ka vepruar për të negociuar me BE-në”.

SVP/UDC ka humbur betejën e parë për zbatimin e iniciativës së saj në Këshillin Kombëtar. Por, lufta është larg përfundimit, sipas analizës së socialistes Cesla Amarelle dhe të presidentit të SVP/UDC-së, Albert ROSTI.

Të mërkurën të dyja palët do të tregojnë palodhshmërinë e tyre. Debati për zbatimin e iniciativës së pranuar më 9 shkurt 2014 ka zgjatur shtatë orë të tëra në Këshillin Kombëtar. Në njërën anë, raportuesja e Komisionit të institucioneve politike, Cesla Amarelle (PS/VD), e cila njeh këtë dosje gjerë në detajin më të vogël, mund të mburret me faktin se e ka fituar në pothuajse çdo pikë. Nga ana tjetër, SVP/UDC dhe presidenti i saj, Albert ROSTI, i cili pavarësisht sulmeve virulente arriti të balancojë pozitën e tij. Nuk do të ketë menaxhim autonom të emigracionit, as preferenca kombëtare ose kuota. Zgjidhja e miratuar dje i kërkon Këshillit Federal që të maksimizojë potencialin e punës për vendësit. Qeveria do të detyrojë kompanitë që të njoftojnë vendet e lira në zyrat e punësimit rajonale (ORP). Së fundi, do të jetë e mundur që të ndërmerren “masa korrigjuese” në qoftë se merret drita e gjelbër nga një komision i përbashkët, duke përfshirë përfaqësues të Zvicrës dhe Brukselit. Gazeta frankofone “Le Matin” i është rikthyer kësaj mbrëmjeje, ku dy stile të menaxhimin janë përplasur.

Cesla Amarelle: “Bëhesh e fortë, kur je e saktë”

Në vazhdën e këtij debati, më në fund lehtësimi?
Po, sepse ne kemi punë serioze në shërbim të demokracisë. Në të njëjtën kohë, unë jam në mëdyshje kur dëgjoj disa zëra rreth votimit, sipas të cilëve ne kemi shkelur Kushtetutën. Kjo është e rreme. Ne u përballëm me një zgjedhje të vështirë mes ruajtjes së bilateraleve dhe një aplikimi të rreptë të nenit kushtetues.

Shumë kanë vlerësuar performancën tuaj në Parlament. Si jeni përgatitur?
E dija se debati do të jetë shumë e tensionuar. Kështu që kam punuar të jem në gjendje të përgjigjem për çdo pyetje në lidhje me çdo detaj të ligjit dhe minoriteteve. Unë kam qenë shumë e përgatitur. Mendoj se ne jemi të fortë kur jemi të saktë. Normalisht, puna e raportuesit duhet të jetë neutrale dhe të mbetët shumë i fokusuar në legjislacion. Këtë herë, ishte e nevejshme që të përzihem për të kundërshtuar disa deklarata të papranueshme të SVP/UDC-së.

A keni pritur një virulencë të tillë?
Unë kam qenë i befasuar nga sulmet shumë personale kundër raportuesit të dytë, Kurt Fluri. Kjo tregon dobësinë argumentuese të partisë SVP/UDC. Por, në këto kohë të vështira, Parlamenti tregoi solidaritet të madh. Gjatë diskutimeve, ne kemi marrë fjalë inkurajuese, urime dhe shumë çokollata. Unë kurrë nuk kam marrë kaq shumë çokollata! Prapa këtyre veprimeve, ju do duhej të lexoni angazhimin e kolegëve nga të gjitha palët së bashku për të mbrojtur kompromisin e arritur.

Një kompromis që do të qëndrojë para Këshillit të shteteve?
Ne kemi humbur vetëm një votë. Pjesën tjetër, ne kemi fituar gjithçka. Ne kemi ndërtuar fazën e parë të kompromisit. Mos harroni se kemi pasur vetëm pesë muaj, pra nuk kishim kohë të mjaftueshme për të sqaruar çështjen kushtetuese.

Albert ROSTI: “Edhe pse kemi humbur, nuk do të thotë se nuk kemi bërë asgjë”

SVP/UDC humbi në të gjitha pikat. Si e keni përjetuar?
SVP/UDC-ja nuk është ajo që ka humbur, por populli. Unë isha i tmerruar me lehtësinë me të cilën partitë e tjera kanë refuzuar të zbatojnë tekstin. Ne mund të themi në mënyrë objektive: nuk ka asgjë në këtë legjislacion. Zvicra është i është nështruar presioni të Bashkimit Evropian.
Agresiviteti juaj mund të ketë shkaktuar fuqizimin e radhëve kundërshtare … ?

Kundërshtarët tuaj ju akuzojnë se nuk keni propozuar asgjë…
Kjo është krejtësisht e rreme. Ne sigurisht që kemi tërhequr propozimin e Jean-Luc Addor, i cili donte të kufizon migrimin në 0.2% të popullsisë rezidente, sepse ai nuk i përshtatej tekstit tonë. Por, ne kemi paraqitur një koncept për Mario Gattiker (Sekretari i Shtetit për Migrim) një muaj pas votimit, ku kemi integruar preferencat nacionale dhe kuotat. Ne kemi punuar për një zgjidhje me partitë e PDC-së dhe PLR-it. Dhe, kemi bërë 50 propozime për komision. Edhe pse kemi humbur, nuk do të thotë se nuk kemi bërë asgjë.

Dhe tani?
Ne do të presim bisedimet në Këshillin e Shteteve, edhe pse kemi pak shpresa. Në qoftë se del i njëjti rezultat nga votimi përfundimtar, atëherë ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për të bërë që iniciativa jonë, pra “Ligji zviceran në vend të gjyqtarëve të huaj”, të ketë sukses. Ne gjithashtu do të punojmë për të ndryshuar politikanët, të cilët nuk respektojnë Kushtetutën. Për ndryshe, iniciativa nuk do të shërbejë për asgjë, pasi që parlamenti nuk e zbaton. Do të ketë zgjedhje së shpejti në kantone dhe në tre vjetët e ardhshme në nivel federal.

Edhe një iniciativë për lëvizjen e lirë?
Ne do të respektojmë evolucionin e emigracionit. Ky është fakt, por ne do të veprojmë hap pas hapi.