Lajme

Pse Zvicra këtë vit po përjeton një verë “kaotike”

Për sa i përket motit, vera deri më tani në Zvicër ka qenë kaotike, thonë meteorologët në Zvicër, përcjell albinfo.ch.

Me reshjet e shpeshta, të ndërthurura me diellin dhe temperaturat e larta, nuk ka pasur një mot të mirë të pandërprerë, siç do të prisnit nga muajt e verës.

Arsyet janë nga më të ndryshmet, në fakt, meteorologët thënë se kjo verë është tipike e asaj para disa vjetësh.

“Jemi mësuar në 4-5 vjetët e fundit me një të nxehtë që ishte shumë interesant për Zvicrësn, si shtet me temperatura të freskta kohë më parë. Këtë vit duket se është rikthyer vera e para disa vjetëve.

Por përmirësimi është në rrugë e sipër.

E marta dhe e mërkurja do të jenë me diell në shumicën e rajoneve, edhe pse disa formacione të reve mund të shfaqen.

“Por përndryshe, në rajonet fushore, temperaturat do të jenë vetëm brenda normave sezonale dhe afër 24-26°C, madje edhe 26 deri në 28°C në Valais”, sipas shërbimit të motit MeteoNews.

Parashikimi për pjesën tjetër të javës kërkon gjithashtu “shumë diell dhe temperatura më të larta”.

https://x.com/MeteoNewsAG/status/1815321432642990402?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1815321432642990402%7Ctwgr%5Efc3dfbc7b459648c949fcea89ee2647259ccb9aa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.thelocal.ch%2F20240723%2Ftoday-in-switzerland-a-roundup-of-the-latest-news-on-tuesday-151