Kultura

Pse themi “papa” dhe “mama” (pothuajse) në të gjitha gjuhë

Ndërsa fjalët dhe kuptimet ndryshojnë vazhdimisht nga njëra gjuhë në një tjetrën, njerëzimi duket se ka rënë dakord se si t`i thërrasë prindërit e tij

Është vlerësuar se ka rreth 6.000 gjuhë në botë, dhe një numër i pafund i fjalëve ekziston për të emërtuar objekte të njëjta.

Platoni, përmes fjalëve të Sokratit, e kishte vërejtur tashmë dallimin midis fjalës dhe gjërave, si dhe shumëllojshmërinë e tingujve të përdorur nga njerzit për të përcaktuar të njëjtin objekt. Ai flet për këtë dukuri në dialogun e tij të quajtur Cratylus, 2500 vjet më parë.
Por faqja e internetit, e revistës amerikane “Atlantic” vëren këtu se në mesin e të gjitha këtyre dallimeve të fjalëve në mes gjuhëve të botës, fjala “baba” e “mama” duket se përdoret në të gjitha skajet e botës.  Për shembull, në italisht thuhet “Mamma” dhe “Babbo” ( “B” është një variant i germës “p” si “t” është një ndryshim i germës “d”), por edhe në gjuhën “Gallois” e cila nuk i ngjan asnjë gjuhe tjetër, thuhet  “Mam” dhe “tad”.
Natyrisht të gjitha këto gjuhë kanë një të përbashkët mjaft të qartë: ato janë gjuhë evropiane dhe të gjitha vinë nga një matricë e përbashkët, gjuha indo-evropiane e folur në fushat e Ukrainës në kufirin e njerëzimit dhe parahistorisë.
Siç thuhet në këtë artikull “, këto ngjashmëri mund të jenë vetëm një çështje familjare në fund të fundit.”
Po atëherë si mund të shpjegojmë se gjuha afrikane “swahili” përdor po ashtu fjalën “mama” dhe “baba” siç e përdorin edhe kinëzët në  gjuhën “mandarin”?
Gjuhëtari i famshëm Roman Jakobson pohon se universaliteti i emërtimeve të fjalëve baba dhe mama është i lidhur me të mësuarin e formimit  të tingujve nga foshnja. Shqiptimi i  zanores “a” është i lehtë për një fëmijë meqë mund ta bëjë pa lëvizur fare buzët. Kur kjo foshnjë ka dëshirë të shkojë më larg, pavarësisht a ka lindur në Kosovë, në Filipine apo në Afrikë, ajo vetëm mbyllë buzët dhe duke prerë zanorën “a”, shiqpton një “m”. Pastaj foshnja në fjalë ka një shans të mirë për të dëgjuar atë tingull dhe thotë diçka si “mama”. Më pas, meqë fiton besim dhe është më e rehatshme, ajo fillon të luajë me buzët, duke formuar tinguj  siç janë “t” apo “d”, dhe thotë më pas “papa” ose baba…
Kështu pra këto fjalë identike ose gati identike janë përhapur në botë. Është shumë e vështirë, megjithatë, të pohohet se fëmijët kërkojnë të emërtojnë prindërit e tyre kur thonë “mama” apo “baba”. Prindërit janë ata që vendosin të thonë se këto shqiptime foshnja i bën për të thirur prindërit.