Kosova
Pse “The Guardian” renditi Pejën në mesin e qyteteve që duhet vizituar në Evropë?
Tashmë lexuesit e gazetës “The Guardian” kanë përpiluar një listë të qyteteve që duhet të vizitohen, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në këtë listë Peja është shfaqur si një destinacion i përkryer për një pushim fundjave, me një arkitekturë të bukur dhe shumë atraksione natyrore. Kjo është arsyeja pse ky qytet është në mesin e shumë qyteteve që duhet vizituar.
Në veçanti u përmendën ujëvara e Drinit të Bardhë, bjeshkët e Pejës, Radavci dhe Gryka e Rugovës.
Lexuesit e gazetës prestigjioze “The Guardian” kanë renditur disa qytete në Evropë që janë të pareklamuara dhe që duhet vizituar.
Peja nga ta është cilësuar si një vend i përkryer për një pushim fundjave, duke përfshirë kështu edhe udhëtimet në disa fshatra përreth.
Në këtë shkrim thuhet se duhet vizituar qyteti për të parë arkitekturën e bukur. Më pas duhet vizituar edhe ujëvara e Drinit të Bardhë, pastaj bjeshkët e Pejës, Radavci dhe Gryka e Rugovës.
Ata nuk harruan ta përmendin edhe gjallërinë e qytetit që krijohet si dhe kafenetë ku mund të shijoni ndonjë pije.
Përveç Pejës, qytete të tjera që duhet vizituar në Evropë është renditur edhe qyteti Leiden në Holandë, pastaj Bremen në Gjermani, La Spezia në Itali, Grazi në Austri, Lille në Francë, Bergen në Norvegji, Kordoba në Spanjë dhe Zagrebi në Kroaci.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












