Lajme
Pse të rinjtë kalojnë shumë kohë në TikTok?
Suita Gorqi, 21-vjeçare, i kalon deri në 15 orë në ditë në TikTok. Ajo është vetëm një prej miliona bashkëmoshatarëve të saj në botë që kalojnë kohë të konsiderueshme në këtë aplikacion me video të shkurtra. Arsyet janë pa fund: për qejf, punë, për të sfiduar veten, e plot arsye të tjera, shkruan Radio Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Për Suitën qëndrimi në TikTok i është kthyer në punë. Ajo, përveç përmbajtjes në llogarinë e saj, menaxhon edhe llogaritë e disa kompanive në Kosovë, ajo thotë se po tenton të limitojë kohën e përdorimit të këtij aplikacioni në kohën e lirë, raporton REL, përcjell albinfo.ch.
Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë dhe është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance. Ndonëse TikTok-u përdoret nga të gjitha moshat, të rinjtë janë shënjestra kryesore, prandaj edhe po rriten shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë. Në muajin mars, në Shqipëri janë parë disa të rinj duke ndjekur një trend të ngasjes së makinës në deri 300 kilometra në orë, ndonëse ditë më parë në këtë shtet kanë vdekur tre të rinj në një aksident trafiku. Policia ka thënë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia përtej normales. Trende të rrezikshme në TikTok ka pafund: ngufatja e vetes deri në alivanosje, përzierjet e ilaçeve, kërcimi nga katet më të larta të ndërtesave dhe përplot tjera të ngjashme, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Mjekja Nia Williams nga Universiteti i Bangorit ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se TikToku shkakton varësi, sepse liron dopaminë në tru dhe i bën njerëzit të ndihen mirë dhe shqetësimet që ngre TikTok-u lidhun edhe me privatësinë.
Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Kanadanë e disa të tjera tashmë e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Kjo është një familje që ka ditur të krijojë një botë të pasur me dashuri dhe...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025