Integrimi
Pse stresoheni?
Doktori shqiptar në një ligjëratë të organizuar nga shoqata “Parandalo” solli para të pranishmëve shumë shpjegime rreth shkaktarëve të stresit në jetën e përditshme
Stresi na prek të gjithëve. Gjithkush mund të përjetojë simptoma të stresit gjatë një dite të ngarkuar pune, kur ngecim në trafik, apo edhe kur përpiqemi të rregullojmë gjendjen financiare. Stresi është kudo. Nëse stresi i paktë është problem, ndonjëherë është edhe i dobishëm.
Për stresin ka folur dr. med. Xhevat Hasani, një mjek shqiptar i specializuar në imunologji dhe alegologji, ish-ligjërues në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Nga viti 1995 ai ka ardhur në Zvicër si refugjat politik, ku vazhdon të jetojë edhe sot. Ka punuar dhjetë vjet në një këshillimore psikologjike në Cyrih.
Gjatë këtyre viteve dr. Xhevati ka mbajtur dhjetëra ligjërata lidhur me masat mbrojtëse për parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, ndërsa të dielën në Gemeinschaftszentrum Oerlikon ishte ftuar të flasë për temën „Si ta shmangim stresin?“
Doktori shqiptar në këtë ligjëratë të organizuar nga shoqata “Parandalo” solli para të pranishmëve shumë shpjegime rreth shkaktarëve të stresit në jetën e përditshme.
Ndër më stresorët përmendi: kujtimet e rënda nga e kaluara, puna në orar shumë të ngarkuar, tradhtia bashkëshortore, sëmundjet e rënda, varfëria, etj.
“Stresi në jetën tonë nganjëherë del të jetë shumë i dobishëm për shëndetin. Për shembull. vullneti dhe aktiviteti fizik, të jesh në kontakt me njerëz, të bisedosh me miq, të bësh një vizitë te mjeku apo psikologu”, bën të ditur doktor Xhevati.
Ai përmendi një mori simptomash të stresit, që nga harresa, veset, pagjumësia, lodhja, zbehja, izolimi e deri te depresionet e ndryshme, nga më të rëndat.
“Një shembull shumë efektiv kundër stresit është edhe frymëmarrja dhe pushimi”, rekomandon Dr. Hasani, duke treguar para të pranishmëve shembullin e mbushjes së kraharorit me frymë. Këtë ushtrim e bënë edhe të gjithë të pranishmit në sallë.
Por, ligjëruesi posaçërisht potencoi preventivat mbrojtëse për parandalimin e stresit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se ligjërata të tilla do të ketë edhe në kantone të tjera të Zvicrës.
“Deri tani ligjëratat janë mbajtur kryesisht në Bazel dhe në Zürich, ndërsa në kuadër të pesëvjetorit të shoqatës organizuam ligjërata edhe në Kosovë. Në të ardhmen do të organizojmë edhe në qytete të tjera në Zvicër”, tha për albinfo.ch kryetarja e shoqatës “Parandalo”, Valdete Hoti.
Ndërsa Drita Ibrahimi Shabani, në rolin e moderatores, tha se “Parandalo” po bën një punë të mirë në informimin dhe sensibilizimin e komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Jo vetëm që trajton temat adekuate dhe aktuale, por ofron edhe këshilla dhe ndërmjetësime në parandalimin e dukurive negative në shoqëri, në veçanti të komunitetit shqiptar”.
Shoqata “Parandalo” së shpejti do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në qytete të tjera në Zvicër, më konkretisht nga viti i ardhshëm do të funksionojë edhe në Bazel. Në Bazel do të organizohen gjithashtu ligjërata me temat që prekin drejtpërsëdrejti komunitetit që jeton ne Kantonin Baselland- Baselstadt.
Ndërsa Xhemal Selimi, organizator dhe themelues i shoqatës “Parandalo”, ka folur për vështirësitë me të cilat ballafaqohen gjatë organizimit të tryezave të tyre në Cyrih.
“Organizimi i një takimi të tillë nuk është edhe aq i lehtë, pasi që përgatitja merr shumë kohë dhe duhet të kesh një rrjetëzim të mirë në shoqërinë tonë. Krijimi i besimit dhe i seriozitetit në shoqatën “Parandalo” është krijuar me vite. Fal punës së palodhshme dhe transparente të kryesisë së saj, vlerësohet sot nga rrethi dhe shoqëria. Kjo na motivon të vazhdojmë edhe më tutje dhe të kontribuojmë në mënyra të ndryshme për parandalimin e dukurive negative në shoqëri“, ka thënë Selimi.
Shoqata “Parandalo” është themeluar në vitin 2011, duke marrë për detyrë, si komunitet shqiptar në Zvicër, të jetë vetaktive, që në mënyrë parandaluese të veprojë kundër konfliktit, dhunës dhe varësisë.
E-Diaspora
-
Anton Ferizi zgjidhet shef i Administratës Financiare të komunës Kirchberg I lindur në Kosovë, i rritur në Itali, Anton Ferizi jeton në Zvicër që nga viti...
-
Itali: Arrestohet 36-vjeçari shqiptar për përdhunim
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
Jeta në Zvicër
-
Për herë të parë Migros do të hapë dyqanin 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë Rrjeti më i madh i supermarketeve në vend do të hapë degën e tij të parë...
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?