Shqipëria
Pse Shqipëria nuk e shpall gjendjen emergjente
Pra, nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën
Familjet në Shqipëri po kërkojnë dëmshpërblim pas përmbytjeve, megjithatë, Qeveria nuk e ka shpall gjendjen e emergjencës.
Arsyeja janë paratë. Nëse qeveria shpall gjendjen e emergjencës, detyrimet që rrjedhin nga ligji i emergjencës shkojnë në dhjetëra milionë euro, shkruan “TCH”.
Por si, pse dhe kur shpallet gjendja e emergjencës? Gjendja e emergjencës mund të shpallet në një pjesë të territorit, ose në të gjithë vendin kur plotësohen këto kritere.
Në rastin e përmbytjeve mund të shpallet gjendja e emergjencës kur:
a-niveli i ujërave arrin pika kritike në disa zona të matshme
b-një ose më shumë lumenj kanë dalë jashtë shtratit në përmasa të rrezikshme
c– kur jeta e popullsisë civile, gjësë së gjallë dhe pronat janë rrezikuar seriozisht
Pas shpalljes së emergjencës, të gjitha veprimet e organeve shtetërore rregullohen nga ligji për emergjencat civile, përcjell albinfo.ch.
Në nenin 1 ky ligj thotë:
“Planëzimi dhe përballimi i emergjencave civile janë detyra të shtetit shqiptar që synon: parandalimin, pakësimin dhe riaftësimin nga çdo dëmtim që prek popullatën, gjënë gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin nga emergjencat civile”.
Pra, nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind të çdo dëmi që prek popullatën.
Në 7 vitet e fundit Shqipëria e ka shpallur dy herë gjendjen e emergjencës për fatkeqësitë natyrore: në të dyja rastet nga ish-Qeveria “Berisha”.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih