Bota
Pse punonjësit në Gjermani kanë marrë më shumë leje mjekësore
E majta pretendon se si lejet për arsye mjekësore, ashtu edhe shpenzimet janë në nivele rekord
Punonjësit në Gjermani kaluan 130 milionë ditë në leje për arsye mjekësore vitin e kaluar për shkak të problemeve psikologjike dhe çrregullimeve të sjelljes. Kjo është katër milionë më shumë se në vitin 2021, sipas të dhënave nga Ministria e Punës.
Humbja ekonomike për shkak të këtyre ditëve të sëmundjes ka arritur në rreth 17.2 milionë euro, deklaroi ministria në përgjigje të një pyetjeje të grupit parlamentar të Majtë në Bundestag. E majta pretendon se si lejet për arsye mjekësore, ashtu edhe shpenzimet janë në nivele rekord, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Vitin e kaluar gratë ishin të sëmura për 77 milionë ditë për shkak të problemeve mendore, dy milionë më shumë se në vitin 2021, dhe burrat 53 milionë ditë, që është gjithashtu një rritje prej dy milionë. Sipas ministrisë, shkaqet e lejeve për arsye mjekësore janë komplekse.
Krahas faktorëve që ndikojnë në shoqërinë në tërësi, si pasojat e krizave aktuale, “supozohet se shkaktarë janë edhe hapja në rritje në trajtimin e sëmundjeve mendore”. Punonjësit preken nga krizat dhe ndryshimet si dixhitalizimi, tranzicioni klimatik, shoqëria në plakje dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar.
Punonjësit në fusha të tilla, si shëndetësia, kujdesi dhe arsimi vuajnë në mënyrë të veçantë.
Sipas të dhënave të Institutit për Mbrojtjen e Shëndetit në Punë, vitin e kaluar ka pasur gjithsej 888.9 milionë ditë leje për arsye mjekësore. Humbjet arritën në 118 miliardë euro.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë Meqenëse sezoni i gripit është në kulmin e tij dhe po qarkullojnë viruse të ndryshme respiratore,...
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh