Lajme
Pse po bie konsumimi i verës?
Konsumi i verës në Francë shënoi një rënie të lehtë, vitin e kaluar mes rritjes së çmimeve.
“Megjithatë, francezët ishin të gatshëm të shpenzonin pak më shumë për blerjet e verës”, sipas kompanisë së kërkimeve të tregut “Nielsen IQ”.
Bazuar në blerjet e produktit të verës me pakicë, mesatarisht, një familje franceze ka pirë 29 litra verë në vitin 2022.
Kjo është pak më e ulët se 30 litra e konsumuar në 2021 dhe 32 litra në 2020.
“Për familje, qytetarët francezë shpenzuan 1,6% më shumë për blerjet e verës në vitin 2022, shpenzime që u rritën në 131 € (142 dollarë), në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet në raport, transmeton ansa, pëcjell albinfo.ch.
“Vera e ka ende vendin e saj në tryezën franceze. Megjithatë, si të gjitha produktet e tjera të konsumit masiv, ajo është prekur nga efektet e inflacionit. Francezët po konsumojnë më pak verë, pavarësisht nga ngjyra e verës”, tha analisti i “Nielsen IQ”, Nicolas Léger.
“Rreth 75% e familjeve franceze blenë verë me pakicë vitin e kaluar, duke ruajtur një nivel i qëndrueshëm që nga viti 2019”, tha ai.
Sipas të dhënave, konsumi i verës rritet në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e moshës, ku personat mbi 65 vjeç konsumojnë rreth katër herë më shumë se ata nën 35 vjeç.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










