Shëndetësi

Pse nuk duhet të ekspozohemi shumë në diell ?

Ka rreziqe të shumta

Ekspozimi në diell na mundëson plotësimin e nevojës për vitaminën D, e cila është shumë e rëndësishme për shëndetin, përcjell albinfo.ch.

Megjithatë, kur qëndrojmë në diell për një kohë shumë të gjatë, rreziqet janë të shumta.

Djersitje e mangët

Djersitja është mënyra më e mirë e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme. Nëse vëreni që trupi juaj nuk ka djersë dhe se lëkura është e thatë dhe e nxehtë, atëherë me siguri ju keni pësuar një goditje të fortë nga vapa. Kjo e fundit mund të shkaktojë dëmtim të shumë organeve, përfshirë trurin.

Rrudhat
Rrudhat normalisht janë një shenjë e plakjes, por edhe shpërbërjes së kolagjenit dhe fibrës si pasojë e rrezeve ultravjollcë. Kufizoni ekspozimin në diell dhe mos harroni të lyheni gjithmonë me krem mbrojtës.

Dhimbje muskulare
Dehidratimi si pasojë e ekspozimit të gjatë në diell mund të shkaktojë kontraktime të muskujve dhe dhimbje të forta. Nëse përballeni me ngërçe të tilla, zhvendosuni në hije dhe pini sa më shumë lëngje. Nëse dhimbjet nuk largohen brenda orës, kërkoni ndihmë mjekësore.

Marramendje
Marramendja dhe konfuzioni janë shenja të goditjes nga vapa. Nëse vëreni diçka të tillë, mos prisni që simptomat të largohen vetë dhe kërkoni ndihmë mjekësore.