Lajme
Pse nuk duhet të mbështeteni në trenat për dhe nga Zvicra këtë verë?
Udhëtarëve u kërkohet të kalojnë nga ajri në hekurudhë për të mbrojtur mjedisin. Por lidhjet ndërkombëtare të trenave për dhe nga qytetet zvicerane nuk do të jenë në funsksion muajt e ardhshëm.
Nëse planifikoni të shkoni jashtë vendit me tren këtë verë, “armatosuni” me durim.
Arsyeja është bollëku i shesheve të ndërtimit në gjithë Evropën, të cilat ngadalësojnë, ose prishin fare orarin e trenave, shkruan thelocal.
Në Zvicër, punët e mirëmbajtjes së hekurudhave kryhen gjatë natës për të mos prishur orarin e ditës. Megjithatë, disa vende fqinje “kanë vendosur që të mbyllin plotësisht linjat e trenave për kohëzgjatjen e punimeve”, raportojnë mediat zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Si rezultat, udhëtimi me tren drejt dhe nga Zvicra do të jetë kaotik mes nxitimit të pushimeve verore.
Le të shohim fillimisht Italinë
Një nga destinacionet më të njohura të pushimeve për turistët zviceranë do të bëhet më pak i aksesueshëm në muajt e ardhshëm.
Nga 9 qershori dhe për të paktën tre muaj, shërbimi i trenave midis qyteteve italiane Domodossola dhe Milano do të ndërpritet për shkak të punimeve hekurudhore, duke ndërprerë gjithashtu udhëtimin midis Zvicrës perëndimore dhe Italisë.
Një shërbim autobusi do të qarkullojë mes dy qyteteve, duke i shtuar të paktën një orë udhëtimit në kushtet më të mira të trafikut. Megjithatë, ky plan nuk është i pranueshëm për kompaninë hekurudhore kombëtare zvicerane SBB.
“Duke pasur parasysh shkallën e punës, ne po shqyrtojmë ngritjen e autobusëve të drejtpërdrejtë nga Gjeneva dhe Lozana për në Milano nëpërmjet tunelit Grand Saint-Bernard”, tha kompania. “Ne po planifikojmë rreth tre autobusë në çdo drejtim çdo ditë”.
Paaftësia e Italisë për të siguruar një udhëtim më të qetë “është e turpshme”, sipas Bruno Stormi, i cili ulet në Komitetin e Transportit në Parlamentin zviceran.
“Kur treni i mallrave doli nga shinat në tunelin e bazës Gotthard gushtin e kaluar, SBB ishte në gjendje të riorganizonte trafikun brenda tre ditëve. Përgjegjësia për ndërprerjen Domodossola – Milan bie mbi Italinë, sepse seksioni në fjalë operohet nga Trenitalia”, shtoi ai.
Një tjetër deputet, Simon Stadler, gjithashtu theksoi se “Zvicra është shumë e varur nga vendet e huaja për lidhjet hekurudhore ndërkombëtare. Hapësira jonë për manovrim është shumë e kufizuar në këtë fushë”.
Dhe kjo na çon në Francë
Puna ndërtimore në veri të qytetit francez të Dijonit do të rezultojë, nga 13 gushti deri më 14 dhjetor, në më pak trena TGV që do të lëvizin nga e hëna në të premte nga Cyrihu dhe Lozana në Paris dhe anasjelltas.
Rrugët e tërthorta nëpërmjet Strasburgut do të jenë të mundshme në linjën që lidh Cyrihun me Parisin.
Gjermania dhe Austria
Ata që dëshirojnë të udhëtojnë me tren në dy vendet e tjera fqinje të Zvicrës do të kenë gjithashtu një udhëtim “me gunga”.
Për shkak të ndërtimit, trenat nga Bazeli në Hamburg do të anulohen nga 15 korriku deri më 14 dhjetor.
Linja Cyrih-Shtutgart gjithashtu nuk do të shërbehet vazhdimisht midis 3 gushtit dhe 6 shtatorit.
Ata që udhëtojnë për në Austri duhet të kërkojnë zgjidhjet e tyre kur linja midis Buchs (SG) dhe Feldkirch do të mbyllet nga 10 gushti deri më 9 shtator. Opsionet e zëvendësimit janë ende duke u zhvilluar.
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër