Integrimi
Pse një ditë ashtu ndodhi?
Është e çuditshme se çka na bënë ne shqiptarëve të jemi aq agresivë mes vete, duke ditur se kemi pasur shekuj të hidhur e të përgjakshëm në të kaluarën, gjithherë nga armiqtë e ndryshëm, ndërsa sot o kurrë kemi nevojë për bashkim, andaj pse bëhemi armiq të vetvetes. Nuk është vetëm ajo që përmes veprimeve të çoroditshme po reflektojmë për keq para syve të botës, edhe pse shpeshherë jemi viktimë e ngjarjeve, por më e keqja është ajo pse po kthehemi kundër vetvetes dhe kundër të gjitha atyre sakrificave pas të cilave arritëm ta fitojmë një copë diell dhe një copë liri, që e kërkuam me shekuj.
Populli shqiptar ka emigruar shumë herët nëpër vende të ndryshme të botës, të cilët e muarën botën në sy jo për dëshira dhe aventura, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe për shkak të ndjekjeve politike dhe agresive nga okupatori serb.
Me këtë rast po ndalemi vetëm në Zvicër, duke llogaritur afro 250 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë vend, nga të cilët një pjesë e madhe e tyre janë integruar në shoqërinë e këtij vendi. Mirëpo, përveç asaj se shqiptarët dallohen në këtë vend si punëtorë të vyer dhe të zellshëm, tani të rinjtë shqiptarë janë integruar rrjedhshëm dhe shumë prej tyre punojnë në institucione të ndryshme zvicerane.
Por, për të treguar realitetin, duhet të përmenden edhe veprimet negative, të cilat janë të padëshirueshme, të disa të rinjve shqiptarë, veprime që po na kushtojnë me jetë. Shpeshherë këtu në Zvicër dëgjojmë ngjarje të pakëndshme e tragjike, me ç‘rast duhet t’i kthehemi një herë vetes, sidomos prindërit shqiptarë, secili që ka fëmijë duhet t’i këshillojë ata, sado pak t’u ndihmojmë atyre në zgjidhjen e problemeve që i preukupojnë. Asnjë fëmijë apo i ri vetë nuk kërkon këshilla, sepse nganjëherë janë edhe kryeneq, por kanë nevojë për këshilla sidomos prindore dhe shkollore, me të cilat duhet të rriten dhe të pjeken, si burim dhe balancim i nevojshëm i jetës së tyre. Shumica e mërgimtarëve të cilët jetojnë nëpër qendra të mëdha të qyteteve e dinë mirë se ekzistojnë grupe të ndryshme, “rrugaq“ e „huliganë“,apo njerëz të rrezikshëm, të ardhur edhe nga vende të tjera, të cilët janë të përgatitur vetëm për veprime të rrezikshme dhe sillen si kope delesh nëpër qytete dhe vende të errta, si edhe nëpër lokale të ndryshme të natës, prej të cilëve druhet jo vetëm qytetari i rëndomtë, por edhe policia e vendit ka probleme të llojeve të ndryshme.
Të marrim shembullin e fundit që ndodhi këto ditë në Cyrih, ku humbi jetën i riu 23-vjeçar V.M. dhe plagoset i vëllai i tij 20-vjeçar, nga i dyshuari irakian, Sh. M.. Kjo ngjarje ishte e papritur dhe tronditëse dhe askush nuk mund të thotë se këta të rinj shqiptarë, të cilët kishin shkuar ta festonin ditëlindjen e tyre kishin pasur qëllime të këqija, apo të fjalosen me ndonjë të huaj. Mirëpo, nuk mund të themi se ashtu e kishin fatin, përkundrazi fati i tyre ishte ndryshe, që ta vazhdojnë jetën si të tjerët, të cilët ditëlindjet e tyre kishin për t‘i festuar në familjet e veta. Janë disa gjëra që duhet të sqarohen në familje para se të arrijmë te ndonjë problem i padëshirueshëm, apo tragjedi të cilat po na kushtojnë shumë. Është shumë e dhimshme jeta e këtyre të rinjve shqiptarë, por edhe të tjerëve, të cilët posa ishin orientuar t’i qasen damarëve të jetës dhe t’i shijojnë ëndërrat rinore. Është shumë rëndë për prindërit e të rinjve, të cilët duhet të gjejnë forcë dhe të përballen me këtë ngjarje të tmerrshme, të cilën nuk ia donë as armikut të tyre.
Pse një ditë ashtu ndodhi?
Secili e ka gojën të lirë dhe mund të japë mendimet e veta, por të bëhet vetëm një matematikë e thjeshtë nuk lipset ndonjë sakrificë që secili me fëmijët e vet të bëjë disa rregulla familjare, në mënyrë që të mundohemi në çdo kohë të korrigjojmë njëri-tjetrin. Secili njeri, i cili beson ta ruajë dhe të ketë një familje të shëndoshë, duhet ta ketë edhe trungun ose bazën e shëndoshë, nga e cila buron dhe trashëgohet ajo familje. Fatkeqësitë ndodhin në çdo vend, mirëpo disa rasteve njeriu mundësisht duhet t’u largohet vetë, sepse qenia njerëzore nuk mund të kthehet më në jetë dhe kot atëherë themi pse një ditë ashtu apo kështu ndodhi ?
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar Për vitin aktual, SBB pret një fitim që ka të ngjarë të jetë në të njëjtin...
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave