Futboll
Pse në fillimet e tij, Xherdan Shaqiri kishte të qepur flamurin zviceran dhe atë të Kosovës në atletet e tij?

Flamuri i Zvicrës dhe ai i Kosovës ishte qepur në atletet e Xherdan Shaqirit kur startoi për herë të parë për Zvicrën, transmeton albinfo.ch.
Faqja e mirënjohur “World Soccer Talk” para pak ditësh ka ndarë një foto ku tregohet shkurtimit një histori e futbollistit shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Xherdan Shaqirit.
Historia e Xherdan Shaqirit është, me të vërtetë një nivel tjetër, shkruan WST.
Kur luajti për Zvicrën në Kupën e Botës 2018, flamuri zviceran ishte qepur në thembrën e atletes së majtë. Megjithatë, e drejta e tij ishte që të mbante edhe flamurin e Kosovës – gjë që tregon një histori rrënqethëse për edukatën e tij.
“Nuk i kam të dy flamujt për shkak të politikës ose diçka të tillë. Por sepse flamujt tregojnë historinë e jetës sime”, tregoi ai atëherë. Shaqiri ishte vetëm katër vjeçar kur familja e tij u arratis nga shtëpia e tyre në Gjilan gjatë luftës së Kosovës. Ata u vendosën në fshatin zviceran Augst, afër Baselit, mbi 1.000 milje larg. Familja ime nuk ka pasur shumë”, tha Shaqiri.
“Shtëpia e xhaxhait tim u dogj dhe shtëpia jonë mbeti në këmbë por gjithçka ishte vjedhur ose thyer dhe muret ishin spërkatur. Jam shumë i lumtur që gjetëm në Zvicër një vend të sigurt ku mund të jetonim jetën në paqe”, është shprehur ai. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia” Në vitet 1990, ai kishte ikur nga Kosova në Gjermani me prindërit e tij. Në “Luans...
-
Hyjnë për të plaçkitur në një shtëpi: Arrestohen kosovari dhe slloveni
-
Fletëvotimet për diasporën shqiptare shpërndahen nga 15 prilli në Evropë dhe kontinentet e tjera
-
Hap dyert, shkolla shqipe në Grabs të kantonit të St. Gallenit
-
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka pak opsione përballë tarifave të Trump-it Zvicra ka pak opsione për t’u përballur me tarifat e vendosura nga SHBA. Masat e ndërsjella...
-
Zvicër: Gjobitet burri pasi kërkoi para për telefonin e gjetur
-
Identiteti elektronik në Zvicër sërish në votim
-
Shumica e grave zvicerane nuk duan fëmijë
-
Thatësira në Zvicër