Lajme
Pse mund të taksoheni katër herë për të pasur një shtëpi në Zvicër
Zvicra është i vetmi vend në Evropë, ku më shumë se gjysma e popullsisë jeton me qira.
Arsyet për këtë janë të gjera, e një faktor kryesor janë taksat e tepërta që pronarët e pronave duhet të paguajnë në Zvicër. Nëse zotëroni një shtëpi ose apartament në Zvicër, mund të taksoheni katër herë mbi të njëjtën pronë. Ndërsa taksat e pronës janë të zakonshme në mbarë globin, duke përfshirë në vendet me norma të larta pronësie, Zvicra vendos një shumëllojshmëri të taksave të pronës që mund të grumbullohen për ta bërë marrjen me qira të duket më e dëshirueshme, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër ju jeni përgjegjës për katër taksa të ndryshme mbi një pronë. Këto janë: tatimi mbi vlerën e qirasë, taksa kantonale në pronë, tatimi mbi kapitalin dhe tatimi mbi fitimin kapital. Disa prej tyre tarifohen në nivel kantonal, që do të thotë se mund të ndryshojnë nga kantoni në kanton.
Nëse zotëroni një pronë në Zvicër, jeni përgjegjës për tatimin mbi vlerën e qirasë – edhe nëse jetoni në të.
Duke qenë se nuk ka qira reale, kjo tarifohet me një normë prej afërsisht 60 deri në 70 për qind të asaj që do të ishte vlera nocionale e qirasë së shtëpisë nëse do të jepej me qira në tregun e hapur. Ju mund ta zbrisni këtë shumë – dhe kostot e mirëmbajtjes në pronë – në deklaratën tuaj tatimore vjetore. Mos harroni se ju jeni të detyruar të paguani tatimin mbi vlerën e qirasë për të gjitha pronat që zotëroni, duke përfshirë shtëpitë e dyta dhe shtëpitë e pushimit.
Në nivel kantonal ju duhet të paguani një taksë vjetore mbi pronën mbi vlerën e shtëpisë ose banesës. Kjo zakonisht arrin në më pak se një për qind të vlerës së pronës në vit. “Vlera” është vlera totale e tregut të pronës, pavarësisht nga hipotekat apo borxhet e tjera, përcjell tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik