Kosova

Pse ministrja zvicerane e Mbrojtjes dha dorëheqjen nga posti i saj

Arsyet që quan në dorëheqjen e saj

Ndërsa shpalli vendimin e saj për të dhënë dorëheqjen nga Këshilli Federal të mërkurën, Viola Amherd përmendi “polarizimin në rritje, përhapjen e inateve në diskursin politik dhe rritjen e pohimit të interesave të veçanta si sfida gjithnjë e më të vështira për sistemin tonë demokratik dhe ruajtjen e vlerave zvicerane. ”

Megjithëse Amherd nuk elaboroi asnjë nga këto pohime, ajo ishte kritikuar muajt e kaluar nga Partia Popullore Zvicerane e krahut të djathtë për gjoja dobësimin e ushtrisë dhe për dëshirën që Zvicra t’i afrohej NATO-s, përcjell albinfo.ch.

Ajo do të largohet nga detyra më 31 mars.

Nuk dihet ende se kush do ta zëvendësojë atë, pasi kandidati i ri duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit.