Tematike

Pse maskat e prodhuara në Zvicër nuk janë në treg?

Prodhuesi “Flawa” thotë se në qendrën e aplikimeve për certifikim kanë thënë se aktualisht janë të mbingarkuar me aplikime për certifikim.

Maskat ende po prodhohen me shpejtësi, rreth 64.000 në ditë, por ende nuk dihet se kur do të dalin ato për shitje.

Marcel Odermatt nga Drejtoria e Shëndetit në Cyrih tha: “Për fat të mirë, situata në kantonin e Cyrihut, si në gjithë Zvicrën, është lehtësuar në mënyrë të konsiderueshme”.

“Prodhimi i maskave në Zvicër nuk është më aq i rëndësishëm sa ishte disa muaj më parë”, përfundoi ai, përcjell albinfo.ch.

Në fund të muajit maj Zvicra filloi prodhimin e maskave dhe në fillim të qeshorit dolën edhe maskat e para.

Me një kosto prej 1.6 milion franga, zyrtarët kantonalë në Cyrih nga Kina kishin blerë dy makina të përdorura për prodhimin e maskava.

Dorëzimi i këtyre makinave prodhues u vonua, por edhe prodhimi u shty për shkak të vështirësive teknike.

Duke qenë se kishte mungesë të maskave ​​të në gjithë botën gjatë pikut të pandemisë, autoritetet zvicerane u detyruan të paguanin shumë herë mbi vlerën e zakonshme të tregut për të siguruar pajisjet.

Zvicra ka qenë gjithashtu në mëshirën e vendeve fqinje, pasi  disa vende hezitonin të shisnin pajisjet mbrojtëse që posedonin për t’i mbajtur ato në vendet e tyre./albinfo.ch