Shqipëria
Pse kombëtaren e Shqipërisë e pret ‘grupi i ferrit’
Kroacia ka qenë kombëtarja e fundit që i është bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Kështu, është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tri të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.
Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.
Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania. Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia. Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.
Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot “grupi i ferrit”.
Kombëtarja e Austrisë, Romanisë, Turkisë, Hungarisë dhe ajo e Danimarkës janë vlerësuar këtë vit si ekipe shumë të suksesshme dhe pretendente për të ecur tutje.
Sidoqoftë, kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon përgatitje maksimale për të korrur suksese tutje, duke shpresuar në rezultate të mira me këdo që do të përballet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026