Lajme

Pse këtë vit aeroporti i Gjenevës u rendit më i keqi në Evropë?

Kjo është arsyeja pse

Cointrin, aeroporti ndërkombëtar i Gjenevës, postoi rezultatet më të këqija të performancës në Evropë për sa u përket përpikmërisë dhe besueshmërisë së fluturimeve gjatë verës së vitit 2024, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë kompania EasyJet veçohet si arsyeja kryesore e këtyre ndërprerjeve.

Për shkak të vonesave dhe anulimeve të shpeshta të linjës ajrore me kosto të ulët – 2.62 për qind e fluturimeve u anuluan dhe 35 për qind u vonuan – Cointrin është bërë një nga aeroportet më “jofunksionale” në Evropë në 2024.

Kjo përbën një problem për menaxhimin e aeroportit, sepse ai mbështetet shumë në linjën ajrore, e cila përfaqëson 46.4 për qind të pjesës së saj të tregut.

Megjithatë, rekordi i dobët i EasyJet ka një ndikim të rëndësishëm në performancën e përgjithshme të Cointrin. /Albinfo.ch