Kriza në Ukrainë

Pse kancelari gjerman po e kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO?

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka qenë ndër personat që ka kundërshtuar kërkesën e Ukrainës për t’iu bashkuar me shpejtësi NATO-s, për çka ka hedhur poshtë një shtyllë kryesore të “Planit të fitores” të paraqitur nga presidenti ukrainas te liderët perëndimorë.

Scholz ka përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në të ardhmen e afërt, duke këmbëngulur se asnjë vend nuk mund t’i bashkohet aleancës perëndimore ndërsa është në luftë, transmeton albinfo.ch.

Tutje, ai ka përsëritur refuzimin e tij për t’i siguruar Kievit raketat me rreze të gjatë veprimi të Gjermanisë Taurus dhe shprehu frikën se mbështetja më e madhe e Ukrainës rrezikonte ta tërhiqte vendin e tij në një konflikt të drejtpërdrejtë me Moskën, raporton yahoonews.