Lajme

Pse ka kërkesë të madhe për azil në Zvicër

24.511 kërkesa për një vit, vazhdon trendi në rritje

Referuar statistikave të fundit, thuhet se vetëm në vitin që kaloi kishte 24.511 kërkesa, 64% më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.

Trendi është ende në rritje dhe parashikohet se këtë vit mund të kalojë në mbi 27 mijë kërkesa të reja azili.

Vetëm më 2022 kishte 24.511 persona që aplikuan për azil në Zvicër, 9.583 më shumë se një vit më parë, një rritje prej 64%.

Sekretariati Shtetëror për Migracionin pret që numri të shkojë në 27 mijë.

Vlen të theksohet se statistikat e lartpërmedura nuk përfshihen statutet S të dhëna pas fillimit të konfliktit në Ukrainë, e cila arriti në 72,611 (nga 74,959 kërkesa), nga të cilat 40,000 në gjashtë javët e para pas aktivizimit të kësaj mundësie. Ndërkohë statusi i mbrojtjes u ka pushuar 7621 personave.