Kuriozitete
Pse janë rritur çmimet e makinave të përdorura në Gjermani
Rritën 30 për qind çmimet e veturave

Në shtetin gjerman makinat e përdorura u rritën me pothuajse një të tretën brenda një viti, raporton Agjencia e Analizës së Tregut DAT, përcjell albinfo.ch.
“Në prill, makina e zakonshme trevjeçare me motor benzine ishte 30.1 për qind më e shtrenjtë se makinat e ngjashme në prill të vitit të kaluar”, sipas një analize të DAT. Mesatarisht, një makinë trevjeçare me motor benzine kushton 27.900 euro.
Makinat me motorë naftë janë rritur edhe më shumë, me 31.8 për qind, ndërsa për “naftëtarët” trevjeçarë është dashur të ndahen mesatarisht 28.960 euro.
Sipas analistëve, çmimet e makinave të përdorura po rriten për shkak të uljes së furnizimit me të reja. Kriza e koronës ndikoi në mungesën e çipave dhe pjesëve të tjera për industrinë e automobilave, gjë që uli kapacitetin.
Në të njëjtën kohë, çmimet e makinave të reja janë rritur me shtatë për qind në tre vjetët e fundit.
Rritja e ndjeshme e çmimeve të makinave të përdorura nuk vlen vetëm për makinat deri në tre vjet, por edhe për modelet më të vjetra.
“Kur oferta është e kufizuar, kërkesa për modelet e vjetra rritet dhe kjo sigurisht rrit çmimin”, tha një zëdhënës i DAT.
Debati i zhvilluar në Gjermani në prag të krizës së koronavirusit, i cili parashikonte edhe ndalimin e pjesshëm të makinave me naftë, nuk ndikon më në uljen e kërkesës për këto automjete, e cila ra në sy në mes të atij debati.
Sipas të dhënave të DAT-it, por edhe portalit më të madh të internetit për makinat e përdorura “mobile.de”, ka kërkesë për “dizel” të përdorur, sidomos për ato me motorë më të fortë.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë Kosova ka parë një rritje të ndjeshme të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të...
-
Mimoza Ahmeti magjeps Gjenevën me një mbrëmje poetike
-
Udhëheqësja e Konsullatës së Kosovës viziton ansamblin “Gëzuar” në Gjenevë
-
Numri i lartë i shkollave shqipe dhe nxënësve në Gjermani
-
Vazhdon mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Për të minimizuar vonesat, Swiss po zgjeron ndarjet e bagazheve Duke filluar nga fundi i vitit 2025, avionët zviceranë do të kenë ndarje më të mëdha...
-
Pesë lajme të mëdha nga Zvicra për këtë javë
-
Përballë sfidave të plakjes, Zvicra duhet të rimendojë kujdesin për të moshuarit
-
Zvicra po shkon drejt rishikimit të energjisë bërthamore
-
“Një këshillë – 673 milionë CHF”, shumë para federale shpenzohen për konsulentë dhe shërbime të jashtme