CH-Ballkani

Pse Holanda kërkoi vizat për shqiptarët?

Holanda ka kërkuar viza për shqiptarët, pasi thonë se po kontrollojnë tregun e drogës dhe qenieve njerëzore

Policia dhe prokurorët holandezë kanë kërkuar që të rikonfirmohen vizat për vizitorët shqiptarë, pas një rritje të krimit të organizuar nga vendi i Evropës Lindore, shkruan “dutchnews.nl”.

Një dokument i brendshëm i marrë nga “De Telegraaf” tregoi për shqetësimet se gangsterët shqiptarë po kontrollojnë tregun e drogës dhe qenieve njerëzore në Amsterdam gjatë 18 muajve të fundit, përcjell albinfo.ch.

Qytetarët shqiptarë nga dhjetori i vitit 2010 mund të udhëtojnë pa viza në të gjithë Bashkimin Evropian, një vit pasi vendi aplikoi për anëtarësim në BE.

Policia holandeze ka thënë se numri i shqiptarëve të implikuar në hetimet e drogës dhe kontrabandës është dyfishuar që nga viti i kaluar.