Lajme
Pse gatimi me gaz konsiderohet i rrezikshëm për shëndetin?
A e dini se gatimi me gaz mund ta bëjë ajrin brenda shtëpisë tuaj deri në pesë herë më të ndotur? Ky është rezultati më i fundit i një studimi të ndërrmarrë nga një grup kërkimor i Institutit “Rocky Mountain” dhe publikuar para disa ditësh në “The Guardian”.
Gatimi me gaz çliron shumë emetime të dioksidit të azotit dhe monoksidit të karbonit në shtëpi, të cilët janë tejet të rrezikshëm për më të vegjlit. Ky hulumtim vërtetoi se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku përdoren soba me gaz kanë 42% më shumë gjasa të vuajnë nga astma.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i konsideron pajisjet me gaz si një nga faktorët kryesorë në ekspozimin e përgjithshëm të njerëzve ndaj dioksidit të azotit. Emetimi i dioksidit të azotit mund të jetë gjithashtu përgjegjës për përkeqësimin e sëmundjes, të tillë si sëmundja kronike obstruktive pulmonare, si dhe të jetë i lidhur me problemet e zemrës, diabetin apo edhe kancerin.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën











