Lajme
Pse frangu dhe dollari vazhdojnë ta sfidojnë vlerën e euros?
Frangu zviceran dhe dollari në nivelin më të fortë kundrejt euros
Në 24 orët e fundit frangu zvicerane ende po qëndron në nivelin më të fortë kundrejt euros që nga viti 2015, me 1 € në 0,9875 CHF, ndërkohë që 1 euro është e barabartë me 1 dollar, shkruan albinfo.ch.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor, frangu dhe dollari këmbehen lart në raport me euron, krahasuar me vitet e tjera, që të dy monedhat kishin vlerë dukshëm më të madhe.
Duket se frika e recesionit në kontinent tashmë është rritur edhe më shumë, e nxitur nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimit me energji të shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Ndërkohë Bashkimi Evropian po përpiqet të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi rus dhe në të njëjtën kohë, Rusia ka frenuar furnizimet me gaz për disa vende të BE-së dhe ka ulur rrjedhën në tubacionin Nord Stream për në Gjermani me 60%.
Tani ajo pjesë kritike e infrastrukturës së importit të gazit në Evropë, është e mbyllur për një proces të shkurtër mirëmbajtjeje. Zyrtarët gjermanë kanë frikë se mund të mos ndizet më.
Kriza energjetike vjen së bashku me një ngadalësim ekonomik, i cili ka hedhur dyshime nëse Banka Qendrore Evropiane mund të shtrëngojë në mënyrë adekuate politikën për të ulur inflacionin.
Një seri rritjesh agresive të normave të interesit nga bankat qendrore, duke përfshirë Fed-in amerikan, do të mbajnë presionin mbi euron, ndërsa do t’i dërgojnë investitorët drejt dollarit amerikan si një strehë të sigurt, thonë analistët.
Rezerva Federale e SHBA-së është shumë përpara Europës për sa i përket shtrëngimit, pasi ka rritur normat e interesit me 75 pikë bazë, ndërsa tregon se më shumë rritje të normave do të vijnë këtë muaj.
E-Diaspora
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi Një zë i ri nga diaspora: 26-vjeçarja publikon librin e saj të dytë dygjuhësor “Gefühle können...
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën