Zhvillim
Pse është kaq i rrezikshëm dezinteresimi momental për Ballkanin?
Në fund të majit në Prishtinë u varrosën dhjetë burra, të cilët dy javë më parë ishin vrarë nga forcat maqedonase të sigurimit në Kumanovë. Dhjetë shqiptarët – nëntë nga Kosova e një nga Maqedonia, u përcollën me nderime kuazi- ushtarake nga luftëtarët e demobilizuar të UÇK-së. Përfqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk morën pjesë në ceremoni.
Luftimet e fillim majit në Kumanovë ishin tanipërtani pika kulminante e krizës së ashpërsuar disamujore në Maqedoni – të pavërejtur nga opinioni .
Teoritë e konspiracionit
Opozita sociademokrate e Zoran Zaev-it kishte ardhur në pronësi të përgjimeve të panumërta të bisedave telefonike, në të cilat dëshmohej se ministrat e qeverisë konservative bënin rreng që nga ndikimi i proceseve gjyqëore e deri tek korrupsioni i zhveshur Për këtë arsye edhe nuk ishte habi se si socialdemokratët, ashtu edhe diplomatët e huaj në Shkup ngritën dyshimin se aksioni antiterrorist në Kumanovë është inskenuar nga vetë qeveria. Shefi i Qeverisë, Gruevski, supozohet se me qëllim ka nxitur konfliktin me pakicën shqiptare për të lidhur pas vetes shumicën sllavo-maqedonase dhe për ta shpërqendruar kështu nga skandali.
Poqëse ky ka qenë vërtet plani i Gruevskit, atëherë ai ka dështuar me themel. Demostratat në Shkup janë duke u zhvilluar edhe më tej dhe ngjarjet kanë tërhequr vëmendjen ndërkombëtare në Maqedoni gjë që do ta dëmtojë edhe më Gruevski-n. Duket te jetë një ligj natyre i politikës ndërkombëtare që të kujdeset për një vend pa ndonjë rëndësi strategjike atëherë kur të jetë bërë tepër vonë.
Dështimet e BE-së deh të NATO-s
Maqedonia është vërtet një leksion demonstrues se si nuk zgjidhen krizat. Që nga viti 2001, kur përpak u shmnag një luftë qytetare me kryengritësit shqiptarë, Maqedonia u stabilzua dhe iu ofrua BE-së. – zhvillim, i cili me Gruevski-n, që nga viti 2006 në funksion, u ndal bile u kthye prapa. Kryeministri dhe partia e tij nacional-konservative VMRO-DPMNE duken të jenë më të interesauar për mbajtjen e pushtetit sesa për përparim politik dhe ekonmik.
Njëkohësisht edhe BE-ja dhe NATO-ja mund të fajësohen për lëshime. Oponimi grek kundër emrit „Maqedoni“ e pengoi inkuadrimine vendit në të dy organizatat, që i dha Gruevski-t pretekstin e shtyrjes së reformave të domosdoshme. Në anën tjetër, „bashkësia ndërkombëtare“, që qeveriste Kosovën deri para pak kohe si protektorat, i mbylli sytë para nacionalizmit shqiptar, i cili ushqehet edhe nga situata e rëndë në Kosovë.
Paralelet me Bosnien dhe Hercegovinën
Irredentizmi shqiptar, ç’është evërteta, nuk shkaktoi krizën e tanishme, por mund të bëhet një faktor destabilizues. Propaganda serbomadhe, sipas së cilës shqiptarët nuk duan asgjë më urgjentisht sesa bashkimin e tyre në një shtet, që do të bashkonte Shqipërinë dhe Kosovën dhe pjesë të Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, po ushqehet nga ngjarjet si kjo në Kumanovë. Për t’u theksuar është fakti se qeveritarët kosovarë nuk ishin prezentë dhe dhunën në Kumanovë e cilësuan si problem intern të Maqedonisë.
Dezinteresi ndërkombëtar çoi edhe në rezultate të tjera katastrofale. Në Bosnjë dhe Herzegovinë këtë vit shënohet 20-vjetori i Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit,por për për kremtë nuk është askush i motivuar. Ç’është e vërteta, vendi është i qetë, por jostabil. Ajo që i duhet urgjentisht Ballkanit është vëmendja e Përëndimit. As politikanët lokalë e as BE–ja dhe NATO-ja nuk janë të përgatituar për një rishpërthim të konflikteve të armatosura në Bosnjë, Maqedoni apo gjetiu. Për këtë arsye duhet të bëjnë çmos për ruajtjen e paqes- por jo në kurriz të zhvillimit të mëtejmë dhe të demokratizimit.
Zgjedhjet e reja nuk e zgjidhin problemin
Sistemet e paralajmërimit të hershëm janë të dobishme vetëm nëse përgjegjësit në Bruksel, Londër dhe Uashington janë të gatshëm për veprime. Në Maqedoni deri tash ky nuk ishte rasti. Edhe zgjedhjet e parakohshme, siç janë përcaktuar nga një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës për në prill 2016, nuk e zgjidhin as problemin e humbjes së autoritetit të qeverisë aktuale e as nuk i çojnë përpara reformat e domosdoshme. Përkundrazi, do të mund të pasojë një luftë e gjatë zgjedhore, në të cilat polarizimi politik vetëm sa do të thellohet. BE-ja dhe SHBA-të, të përkrahuar nga qeveritë e vendeve mike, si ajo e Zvicrës, do të duhej që më shumë t’ia impononin dorëheqjen Gruevski-t. Vetëm një qeveri kalimtare do të ishte në gejndje t’i analizonte me besueshmëri ngjarjet e Kumanovës dhe t’i qartësonte akuzat ndaj Gruevski-t. Ajo do të duhej t’i ndërmerrte edhe hapat e parë për të korrigjuar prapakthimin e reformave.
BE-ja do të duhej që me Maqedoninë të hapte bisedimet e pranimit pas dhjetë vitesh pritjeje. Greqisë nuk do të duhej t’i lejohej ta përdorte në mënyrë aq destruktive veton e saj. Kjo do të kërkonte kreativitet nga Komisioni Evropian dhe nga Këshilli, pra nga vendet anëtare, por gjithsesi se do të ishte më e lehtë sesa luajtja edhe njëherë e rolit të zjarrëfikësit në Ballkan.
Nga Toby Vogel, ekspert për Ballkanin, NZZ
Përkthimi: Nexhmedin Gerguri
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind