Lajme
Pse është e rrezikshme që të vozisni verës me goma dimri?

Shumë shoferë vendosin të mos i ndërrojnë gomat e dimrit kur vjen vera, ose thjesht harrojnë. Por mbajtja e gomave të dimrit gjatë sezonit të nxehtë nuk është vetëm e papërshtatshme – është e rrezikshme.
Gomat e dimrit janë të dizajnuara për temperatura të ulëta dhe përbërja e tyre është dukshëm më e butë se ajo e gomave verore. Kjo i bën ato të konsumohen më shpejt në asfalt të nxehtë, duke humbur efektivitetin dhe duke rrezikuar sigurinë në rrugë.
Sipas autoklubit gjerman ADAC, gomat e dimrit në kushte verore e rrisin dukshëm rrezikun e aksidenteve, sidomos për shkak të mbinxehjes dhe konsumimit më të shpejtë në asfalt.
Gjatë verës, kur temperaturat e asfaltit mund të arrijnë nga 30 deri në 36°C, distanca e frenimit rritet ndjeshëm me goma dimri. Në një test të kryer nga ADAC, një veturë me goma verore ndaloi pas 36.3 metrash me shpejtësi 100 km/h, ndërsa një tjetër me goma dimri ndaloi vetëm pas 41.9 metrash, duke lëvizur ende me 37 km/h kur vetura me goma verore kishte ndaluar plotësisht.
Gjatë ngasjes në verë, veçanërisht me ngarkesë të madhe apo me shpejtësi të lartë, gomat e dimrit kanë tendencë të mbinxehen. Kjo shkakton konsumim të gomave, duke e komprometuar stabilitetin e automjetit.
Prandaj, ekspertët këshillojnë të mos i përdorni gomat e dimrit gjatë verës, edhe nëse ato duken në gjendje të mirë.
E-Diaspora
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve Njerëzit nga Ballkani paguajnë prime shumë më të larta sigurimi për makinat e tyre. Sipas një...
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
-
Humb jetën shqiptari në një aksident trafiku në SHBA, ishte pjesëtar i Gardës Kombëtare Amerikane
Jeta në Zvicër
-
SBB synon trenat super të shpejtë Kompania kombëtare e hekurudhave SBB ka nisur përgatitjet për një hap të madh në modernizimin e...
-
Konsumi i vezëve arrin rekord në Zvicër
-
Zvicër: Rekomandohet taksa e sheqerit
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Pse Ticino është destinacioni i preferuar i Pashkëve në Zvicër?