Fotolajmi
Pse emigrojnë shqiptarët në Gjermani?
Në Gjermani vazhdojnë të vijnë më shumë refugjatë nga Ballkani Perëndimor se sa nga Siria, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, përcjell albinfo.ch.
Ndonëse në gusht vala e të ardhurve nga Kosova kishte shënuar rënie, është rritur, nga ana tjetër, numri i të ardhurve nga Shqipëria në Gjermani.
Krahasuar me korrikun rritja është mbi 9%. Kjo kuotë tregon se vala e të ardhurve nga Shqipëria është rritur po aq sa edhe numri i atyre që vijnë nga Siria.
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) ka numëruar në gusht 10100 kërkesa për azil nga Siria dhe 8200 nga Shqipëria.
Vlen të theksohet se Siria ka tetë herë më shumë banorë se Shqipëria.
Në total më shumë se një e treta e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani Perëndimor, pra nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Kosova, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.
Në bazë të statistikave mujore, ashtu edhe në ecurinë përgjatë vitit, Shqipëria qendron në vend të dytë pas Sirisë dhe Kosova ka dalë tani në vend të tretë.
Numri i kërkesave për azil nga Shqipëria në periudhën janar – gusht krahasuar me një vit më parë është shtatëfishuar.
Përse pikërisht nga Shqipëria largohen kaq shumë njerëz?
Shkak për rritjen e papritur janë bërë fjalët e përhapura dhe lajmet e keqkuptuara se Gjermania ka nevojë urgjente për forca pune…
Por, sipas FAZ, arsye janë edhe varfëria, papunësia prej 80%, që ndër të rinjtë është potuhuajse dyfish më e lartë.
Kësaj i shtohet edhe kriza në Greqi.
Qindra-mijëra shqiptarë që kanë punuar atje si dhe në Itali janë kthyer në atdhe sapo kanë humbur vendet e punës.
Më 2015 janë kthyer në Shqipëri 180000 vetë, disa prej tyre menjëherë janë nisur drejt Gjermanisë.
Ky zhvillim pasqyrohet edhe në uljen e remitencave, që përbëjnë gati një të dhjetën e rendimentit ekonomik: më 2007 shqiptarët jashtë vendit kanë transferuar në atdhe 950 milionë euro, ndërsa më 2014 vetëm 590 milionë …
Në qytete varfëria nuk duket shumë, por ajo është e prekshme veçanërisht në periferitë jashtë kryeqytetit.
“Arsye e largimeve masive është edhe zhgënjimi. „Pra, mund të bëhet fjalë për ‘refugjatë ekonomikë të motivuar politikisht”, shprehen ekspertë të intervistuar nga “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











