Fun
Pse disa njerëz plaken më shpejt se të tjerët
Shpesh për pamjen e dikujt i atribuohet faktorëve të ndryshëm shëndetësorë, të tilla si dieta, ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm.
Megjithatë, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos (UCLA) kanë zbuluar tashmë se disa njerëz janë të predispozuar biologjikisht të plaken më shpejt.
Shkencëtarët kanë gjetur deri tani dëshmi më të qarta se pesë për qind e njerëzve më shpejt plaken dhe vdesin më herët se të tjerët. Autorët e studimit kanë publikuar në një revistë shkencore mostrat e gjakut të ADN-së, të analizuara nga më shumë se 13.000 njerëz në Evropë dhe SHBA.
Shpejtësia e plakjes matet me orën epigjenetike që e kishte shpikur autori kryesor i studimit. Ora llogarit plakjen e indeve dhe gjakut, duke matur methylation, një proces në të cilin ADN prishet me kalimin e kohës, përcjell albinfo.ch.
Pastaj kanë vëzhguar moshën biologjike të çdo personi dhe e kanë krahasuar me moshën e tyre të vërtetë, në mënyrë që të llogaritet jetëgjatësia e tyre. Shkencëtarët ishin të befasuar kur panë se disa nga njerëzit e shëndetshëm janë të destinuar biologjikisht të vdesin më herët se moshatarët e tyre.
Njerëzit me faktorët e rrezikut biologjik kanë 50 për qind shanse më të larta të vdekjes së parakohshme, pavarësisht nëse pinë duhan.
Temistokles Asimes, një nga autorët e studimit, tha se më shumë hulumtime është e nevojshme për të kuptuar plotësisht marrëdhëniet në mes të ndryshimeve epigjenetike dhe vdekjes së parakohshme.
Hulumtuesit thonë se këto rezultate mund të ndihmojnë të gjejnë mënyra për të zgjatur jetën e shëndoshë të njerëzve me rrezik të lartë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor