Kosova

Pse dështoi protesta para Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë

Për ditën e djeshme ishte paralajmëruar që një grup qytetarësh do të protestonin para Ambasadës së Gjermanisë, transmeton albinfo.ch.

Kjo si shkak i vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani.

Më 7 tetor ishte mundësia e caktimit të termineve për viza pune në faqen e Ambasadës së Gjermanisë, por që në start të orës së hapjes që ishte paraparë në 14:00, faqja ishte e bllokuar që në sekondat e parë. Zyrtarët nga Ambasada thanë se kërkesa ishte shumë e madhe dhe për këtë arsye është bllokuar faqja.

Kjo ka revoltuar qytetarët kosovarë që po presin një termin për të ikur në Gjermani për të punuar, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, protesta që ishte paraparë nuk ndodhi dhe nuk u pa asnjë protestues. Për shkak të motit të ligë me shi dhe mospërputhjeve të mendimeve nga organizatorët e protesës, dështoi mbajtja e kësaj proteste.

Duke parë situatën për caktimin e termineve, pritet që shumë shpejt të organizohet një protestë tjetër.

Jashtë objektit të ambasadës ka persona të cilët presin për viza turistike, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. /Albinfo.ch