Futboll

Pse Danimarka refuzoi shpërblimet

Vendimi u mor unanimisht nga grupi i veteranëve të kombëtares daneze – Andreas Christensen, Christian Eriksen, Simon Kjaer, Kasper Schmeichel, Thomas Delaney dhe Pierre-Emile Hojbjerg

Nga Danimarka vjen një lajm që mund të cilësohet si historik.

Kombëtarja e femrave ka nënshkruar një marrëveshje të re me Federatën (DBU) që do t’i garantojë një vlerësim financiar të njëjtë me ekipin e meshkujve.

Një objektiv i arritur edhe falë homologëve të tyre (ekipi i meshkujve), të cilët hoqën dorë nga reduktimi i mbulimit të sigurimit dhe refuzuan rritjen e shpërblimit për të rishpërndarë financat në mënyrë të barabartë për ekipin e femrave.

Vendimi u mor unanimisht nga grupi i veteranëve të kombëtares daneze – Andreas Christensen, Christian Eriksen, Simon Kjaer, Kasper Schmeichel, Thomas Delaney dhe Pierre-Emile Hojbjerg – dhe do të ketë një ulje në masën 15%  të shpenzimeve që lidhen me kombëtaren, shkruan Supersport, transmeton albinfo.ch.

Ky kursim është sa 50% e shpenzimeve të skuadrës së femrave dhe me mbi 40% e U- 21. Një marrëveshje katërvjeçare, e cila do të hyjë në fuqi në përfundim të Kampionatit Evropian që zhvillohet në Gjermani.

Marrëveshja parashikon krijimin e një “Clubhouse”, që mund të përdoret nga të gjitha ekipet kombëtare, dhe një fondi zhvillimi që do të paguhet pjesërisht nga ekipi kombëtar përmes çdo shume që do të mblidhet nga kualifikimi i mundshëm në Kupën e Botës së ardhshme dhe në Kampionatin Evropian.