Lajme
Cyrihu, ndër qytetet më të jetueshme në botë
Cyrihu ka lëvizur nga pozita e gjashtë, në të tretën në listë.
Siç ka shkruar ditë më parë Albinfo.ch, Vjena zuri vendin e parë prej qyteteve më të bukura në botë, dhe bashkë me këtë është edhe një vend i pamposhtur sa i përket cilësisë së jetesës, përcjell albinfo.ch.
Ndërkohë Cyrihu është kurorëzuar në vendin e tretë si qyteti më i jetueshëm në botë përsëri, në një listë të përpiluar nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike (EIU), e cila është publikuar të mërkurën, raporton CNN.
EIU, e cila është një organizatë motër e “The Economist”, ka ranguar 173 qytete nga i gjithë globi, duke marrë parasysh një varg faktorësh, përfshirë kujdesin shëndetësor, mjedisin, stabilitetin, infrastrukturën dhe edukimin.
Vlen të theksohet se Cyrihu i Zvicrës ka lëvizur nga pozita e gjashtë, në të tretën në listë.
Opsionet e panumërta për kulturën dhe argëtimin, si dhe stabilitetin, infrastrukturën e mirë dhe kujdesin e shkëlqyer shëndetësor, është rikthyer edhe një herë në pozicionin e çmuar, pasi ka siguruar një rezultat mbresëlënës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026