Sporte Luftarake
Pse boksierët e Kosovës nuk u lejuan të futen në Serbi
Mësohet se shteti serb nuk e ka lajuar ekipin e Kosovës në boks të futet në territorin e saj, për shkak të simboleve të shtetit.
Duket se lufta politike mes Serbisë dhe Kosovës arrin të ketë ndikim edhe në fushën e sportit. Nga data 23 tetor deri më 6 nëntor në Serbi do të mbahet turneu botëror i boksit për amatorë, ku Kosova do të përfaqësohej nga tre boksierë shembullorë: Patriot Behrami, Shpetim Bajoku dhe Bashkim Bajoku.
Por, kjo nuk u mundësua, ngaqë reprezentacioni i Kosovës në boks nuk u lejua të hynte në shtetin e Serbisë përmes pikës kufitare Dheu i Bardhë, kjo për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës në veshjet e tyre.
Policia kufitare u kërkoi që veshjet me simbolet dhe emrin e Kosovës t’i kthenin prapa dhe në këtë mënyrë do të lejoheshin të hynin dhe të përcilleshin deri në vendin ku mbahet kampionati. Por, një gjë të tillë nuk e pranua nga kombëtarja e Kosovës në boks. Kështu u prononcuan gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Latif Demolli dhe selektori i boksit për meshkuj, Besim Brahimi, të cilët gjithashtu u ndaluan të hynin në Serbi, bashkë me boksierët nga Kosova.
Lidhur me ketë ngjarje reagoi edhe Federata Ndërkombëtare e Boksit AIBA. Ajo u bëri apel udhëheqësve të Serbisë që të mos e shohin pjesëmarrjen e Kosovës në kampionat me sy politik dhe boksierët e Kosovës nuk kanë bërë asgjë me politikë. Ajo apeloi që kjo çështje të zgjidhet në interes të sportistëve.
Por autoritetet serbe nuk e lejuan futjen e ekipit të Kosovës. Në këtë kampionat do të marrin pjesë edhe reprezantacioni nga Shqipëria, të cilët jozyrtarisht i konfirmuan kombetarës së Kosovës se nëse nuk do të lejohej të merrte pjesë ekipi nga Kosova, gjithashtu do të tërhiqeshin edhe ata. Por, këtë gjë nuk e bënë për shkak të frikës së ndëshkimit nga AIBA, kështu raportuan mediat kosovare.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën