Shqipëria
Pse bizneset konsiderojnë se sezoni veror ishte i dështuar në Durrës?
Të irrituar, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve theksojnë se ky sezon veror mund të cilësohet pa mëdyshjen më të vogël dështim total
Pjesa më e madhe e subjekteve private që ushtrojnë veprimtarinë e tyre përgjatë bregdetit të Durrësit shprehen të pakënaqur përsa i përket ecurisë së sezonit veror që po lëmë pas.
Sipas tyre, kjo nuk ishte ajo çfarë ata prisnin, pasi përgjatë dy muajve të verës bizneset sezonale nuk punuan në nivelin e duhur.
Një numër i lartë prej tyre operojnë përgjatë sezonit veror në hapësira të ndryshme, duke ofruar shërbime të shumta, që nga veshmbathjet e deri tek ushqimet e shpejta, apo edhe shumë restorante apo bare të hapura enkas përgjatë muajve të verës.
Të irrituar, pjesa më e madhe e këtyre bizneseve theksojnë se ky sezon veror mund të cilësohet pa mëdyshjen më të vogël dështim total, pasi muaji korrik, edhe për shkak të paqëndrueshmërisë së motit, nuk solli fluksin e pritshëm të pushuesve, raporton “Durrësilajm”.
Mungesa e plazheve publike, ndotja e detit nga ujërat e zeza në disa nyje përgjatë plazhit të Durrësit, zhurmat e natës, trafiku shumë i rënduar, konkurrenca e pandershme, mungesa e parqeve për fëmijë dhe e hapësirave të gjelbëruara janë disa nga arsyet që po e degradojnë plazhin më të madh në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Pushuesit shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë nisur të kërkojnë destinacione të tjera më të qeta e më të garantuara.
Sipas deklarimeve të pronarëve të mjediseve që jepen me qira për pushuesit, dhomat e hoteleve në zonën e plazhit kushtojnë tani 10 deri në 20 euro nata, nga 25 deri në 40 që ishin vitin e kaluar.
Të paktën nga sa bëjnë të ditur një pjesë e bizneseve, sezoni turistik i këtij viti në Durrës nuk mund të konsiderohet ndonjë sukses i madh.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’