Lajme
Pse Anglia është ndryshe nga pjesa tjetër e botës në luftën kundër koronavirusit?
Anglia ka treguar se është ‘ndryshe nga pjesa tjetër e botës’, në luftën kundër valës Omicron të koronavirusit lidhur me qëndrimin e saj kundër kufizimeve, ka thënë Ministri i Parë i Uellsit, Mark Drakeford.
Në një konferencë për shtyp të qeverisë së Uellsit, Drakeford, ka sulmuar ashpër kryeministrin britanik, Boris Johnson.
“Në Angli, ne kemi një qeveri që është e paralizuar politikisht, me një kryeministër që nuk është në gjendje të sigurojë një marrëveshje përmes kabinetit të tij për të ndërmarrë veprimet e sugjeruara nga këshilltarët e tij”, tha Drakeford, transmetojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Albinfo.ch.
“Edhe nëse ai mund të mbledhë kabinetin e tij për t’i adresuar ato, ai nuk është në gjendje t’i bëjë deputetët e tij të pajtohen me këto rekomandime”, shtoi ai.
Lidhur me vazhdimin e kufizimeve edhe për një javë tjetër pas rishikimit të përjavshëm të qeverisë së Uellsit, ndërkohë që Anglia fqinje mbetet pa rregulla, Ministri i Parë tha se ”Uellsi po ndërmerr veprime, ashtu si Skocia, Veriu, Irlanda, si dhe vendet në të gjithë Evropën dhe në të gjithë globin”.
“I vetmi vend që dallon për mungesën e marrjes së masave për të mbrojtur popullsinë është Anglia”, theksoi ai.
“Dallimi politik midis Uellsit dhe Anglisë është ky: këtu në Uells ne kemi një qeveri që është e aftë të veprojë dhe e vendosur të veprojë kur është e nevojshme për të mbrojtur popullsinë”, shtoi ai.
Johnson dhe një numër deputetësh konservatorë u tallën me kufizimet e Uellsit gjatë një seance parlamentare të enjten.
Kryeministri britanik i quajti masat kufizuese në Uells ‘ekscentricitete të stilit barok’
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon Paralajmërimi nga Zyra ndërkantonale Zvicerane për Parandalimin e Krimit (SKP) erdhi pak para Krishtlindjeve: “Përpjekjet për...
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit