Tematike

Pse 15 gushti është festë në Austri?

Dita e martë, 15 gushti, është festë publike në të gjitha shtetet austriake, që do të thotë se edhe bizneset që zakonisht qëndrojnë të hapura gjatë verës, si zinxhirët e supermarketeve, do të mbyllin dyert e tyre, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.ch
15 gushti është një datë e rëndësishme në kalendarin austriak, jo vetëm sepse është një festë publike, por sepse është një ditë për të festuar Fjetjen e Virgjëreshës, e cila, sipas të krishterëve, përkujton ditën kur Virgjëresha Mari hyri në parajsë.
Kjo do të nderohet me mesha në kishat anembanë vendit.

Kur është festa e radhës publike?

Pas të martës, festa e radhës kombëtare do të jetë më 26 tetor, kur Austria feston Ditën e saj kombëtare. Këtë vit, dita kombëtare bie të enjten, kështu që ka të ngjarë që shumë njerëz të pushojnë të premten, për të krijuar një tjetër fundjavë të gjatë.
Pas kësaj është festa e Ditës së Gjithë Shenjtorëve më 1 Nëntor, e cila është ditë e mërkurë.