Kosova

PSD zgjedh Kryesinë e re

Qëndron Kastrati e Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri të Partisë Socialdemokrate

Partia Socialdemokrate sot mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë 21 anëtarësh.

Qëndron Kastrati e Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri të Partisë Socialdemokrate, ndërsa Teuta Rrusta është zgjedhur sekretare e përgjithshme e kësaj partie.

Sot po ashtu janë votuar 21 anëtarët, e siç thuhet në një postim të PSD-së është përfaqësim i barabartë gjinor.

“Sot, Partia Socialdemokrate mbajti mbledhjen e Këshillit Drejtues me ç’rast u votuan dy nënkryetarët, sekretarja e përgjithshme dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, e cila ka 21 anëtarë dhe përfaqësim të barabartë gjinor 50/50. Qëndron Kastrati dhe Zgjim Hyseni janë dy nënkryetarët e ri, kurse Teutë Rrusta u votua si sekretare e përgjithshme e PSD-së. Po ashtu, gjatë mbledhjes u mbajt diskutim rreth orientimit të subjektit të ri dhe u dakordua që në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet në gjysmën e dytë të janarit, të miratohet dokumenti që qartëson rrugën përpara të kësaj partie”, thuhet në njoftimin e PSD.

Anëtarë tjerë të Kryesisë:
Adea Batusha
Adem Megjiani
Albulenë Smaka
Blinera Sheholli-Dudi
Dren Kukaj
Drilon Pireva
Driton Çaushi
Eleonora Çeku
Faton Topalli
Frashër Krasniqi
Kaqusha Jashari
Natyra Kuçi
Nol Nushi
Shpresa Sejdiu
Shqipe Kastrati
Shyqiri Bytyqi
Visare Gorani

Kujtojmë se një javë më parë pas dorëheqjes së kryetarit të deritashëm të PSD-së, Shpend Ahmeti, kjo parti kishte zgjedhur Dardan Molliqajn si drejtues i saj.